×

Mobiliteti

Në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit, UKZKM synon të ofrojë mundësi mobiliteti për studentët dhe personelin, si një mënyrë për t’u zhvilluar në nivel personal dhe profesional dhe gjithashtu për të fituar kompetenca ndërkulturore dhe gjuhësore.


Në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit, UKZKM synon të ofrojë mundësi mobiliteti për studentët dhe personelin, si një mënyrë për t’u zhvilluar në nivel personal dhe profesional dhe gjithashtu për të fituar kompetenca ndërkulturore dhe gjuhësore. UKZKM merr pjesë në Programin Erasmus + - KA107 - International Credit Mobility dhe gjithashtu ofron mundësi shkëmbimi studentësh e personeli në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe për lëshimin e titujve të përbashkët apo të dyfishtë me Universitetet partnere italiane.

Erasmus+(2014-2020) është programi i BE, i cili mbështet aktivitete në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit.

Synimi i tij është të ndihmojë në strategjinë e Evropës 2020 për rritjen, punësimin, barazinë dhe përfshirjen sociale, si edhe në objektivat e ET2020, kuadrit strategjik të BE-së për arsim dhe trajnim.

Objektivat kryesore për Arsimin e Lartë janë:
• Të rrisë aftësitë dhe punësimin e studentëve dhe të ndihmojë në konkurrencën e ekonomisë evropiane;
• Të përmirësojë cilësinë në mësimdhënie dhe mësimnxënie; 
• Të zbatojë strategjinë e Modernizimit të Arsimit të Lartë në vendet e programit dhe të rrisë kapacitetin e vendeve partnere (në të cilat bën pjesë edhe Shqipëria);
• Të përmirësojë dimensionin ndërkombëtar në Erasmus +;
• Të mbështesë procesin e Bolonjës dhe dialogun e politikave me vendet partnere strategjike.

Nëpërmjet KA107 - International Credit Mobility (ICM) në Erasmus +, studentët e UKZKM-së, personeli akademik, ai administrativ- teknik dhe praktikantët, mund të përfitojnë nga mundësi të shumta për studime, mësimdhënie e trajnime, duke shkuar nga një vend Partner siç është Shqipëria në një vend të Programit dhe anasjelltas.

Na ndiqni