Universiteti i Firences organizoi gjatë muajit prill konferencën me temë "Adalberto Libera: Architettura, Interni, Città" në të cilin Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u prezantua me PhD. Arch. Andia Guga, programi i studimit në Arkitekturë në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara
Konferenca ishte pjesë e ciklit të konferencave me tematikë "Mjeshtrat e arkitekturës italiane të shekullit XX”. Në këtë takim morën pjesë disa universitete ku programet e studimit të Arkitekturës janë pjesë e rëndësishme akademike. Relatorët folën për Arkitektin Adalberto Libera si një nga mjeshtrat e arkitekturës racionaliste italiane, puna e të cilit është koherente edhe në ditët tona. PhD. Arch. Andia Guga relatoi për Ndërtesën e Zyrës Postare në Aventino, duke shpjeguar përballë audiences veçoritë e stilit të veprës. Ndërtesa e Postës përfaqëson një sintezë të suksesshme ndërmjet funksionit të saj publik, cilësisë arkitekturore dhe vizionit ideoor. Sipas PhD. Arch. Andia Guga kjo është një vepër që dëshmon për pjekurinë profesionale të arkitektit italian Adalberto Libera dhe efektivitetit të bashkëpunimit me Mario De Renzi. Gati një shekull më vonë ndërtesa qëndron si shembull i mirë-projektuar, funksionale dhe e dobishme për njerëzit. Në një epokë ku diskutohet shumë për cilësinë e hapësirave publike, kjo ndërtesë na kujton se projektimi i mirë është gjithmonë një akt i përgjegjësisë civile.
PhD. Arch. Andia Guga është pjesë e programit të studimit në Arkitekturë në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, i cili është ndërtuar sipas direktivave europiane të formimit akademik dhe profesional dhe është hartuar me vizionin e kompletimit të një figure shumë dimensionale profesionale së bashku me stafin akademik të Universitetit të Firences, bashkëpuntor në këto Programe Studimi.