×

Programi i Studimit Mjekësi

Përshkrimi i Programit të Studimit

Programi i Studimit në Mjekësi zgjat 6 vite akademike

Programi i Studimit në Mjekësi zgjat 6 vite akademike dhe përmban 360 kredite universitare (ECTS), të cilat përfshijnë aktivitetin didaktik frontal, praktikën paraklinike dhe klinike. Praktikës paraklinike dhe klinike i korrespondojnë 78 kredite në total. Një pjesë e aktivitetit klinik zhvillohet pranë strukturave spitalore të Universitetit partner në Itali.

Aktiviteti didaktik zhvillohet nga profesorë italianë të Universitetit “Tor Vergata” të Romës, të cilët ndjekin të njëjtin plan studimi me atë të këtij Universiteti partner dhe mësimi zhvillohet në gjuhën italiane. Frekuentimi i mësimit nga studentët është i detyrueshëm në masën 67% për çdo lëndë. 
Diploma e lëshuar në përfundim të studimeve është Diplomë e përbashkët ndërmjet Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata” të Romës, e njohur në Shqipëri, Itali dhe Evropë, duke qenë se çdo element i proçesit dhe i programit mësimor është i atij standardi.

Mjekët e formuar në Universitetin tonë janë dëshmitarët më të mirë të Shkollës sonë të Mjekësisë, që e ka pikën e saj të fortë në bashkëpunimin e ngushtë me sistemin universitar italian. Universiteti ynë përfiton nga përvoja dhe aktiviteti shekullor i Kongregatës “Bijtë e Zojës së Papërlyer” në fushën e Shëndetësisë, i cili ka vënë në dispozicion të praktikave mësimore të studentëve në Itali të gjithë institucionet spitalore që zotëron.

Vendndodhja

Shqiperi

Kohëzgjatja e Programit të Studimit

6 vite

Niveli i studimit

Master i Shkencave ( program i integruar i ciklit te dyte)

Shkolla

Fakulteti i Mjekësisë

Fusha(t) e Studimit

Shkencat mjekësore

Struktura e Programit të Studimit

Të diplomuarit në Programi i Studimit Mjekësi fitojnë aftësitë shkencore bazë dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mjekut. Ata përfitojnë gjithashtu metodologjinë dhe kulturën e nevojshme për formimin e tyre afatgjatë dhe për një autonomi profesionale, vendimmarrjeje dhe vepruese të përshtatshme. Përgatitja e tyre edhe në planin etik i aftëson të jenë të përgjegjshëm përballë temave të rëndësishme që i përkasin sot jetës së individit dhe shoqërisë dhe gjithashtu të përballen me sfidat e ardhshme në kërkimet shkencore duke qenë se fusha e Mjekësisë është në përditësim të vazhdueshëm.

Studenti i diplomuar në Programin e Studimit në Mjekësi, pranë Fakultetit të Mjekësisë, pasi merr të drejtën e ushtrimit të profesionit duke iu nënshtruar Provimit të Shtetit, është i aftë të punojë në cilësinë e mjekut të përgjithshëm dhe të familjes, pranë Qendrave Shëndetësore publike ose private, spitaleve dhe qendrave shëndetësore të specializuara. Profesioni i mjekut konsiston në diagnozën dhe terapinë e të gjitha gjendjeve patologjike të njeriut, në parandalimin e tyre si individual ashtu dhe kolektiv.

Diploma e përbashkët në Mjekësi i lejon të diplomuarve jo vetëm të ushtrojnë profesionin si Mjekë, por përbën dhe një kriter bazë për të ndjekur programet e studimeve të Ciklit të III si në programet e Specializimit Afatgjata të Fushës së mjeksisë po ashtu edhe në kurset formuese, në Shqipëri dhe në Itali. Me interes për të diplomuarit në Mjekësi, është orientimi i tyre profesional drejt kërkimit shkencor, Doktoratës, qoftë ky i njëkohshëm apo i ndarë nga shërbimi i drejt përdrejtë ndaj pazientit, ose thellimi i njohurive profesionale nëpërmjet ndjekjes se programit Masterit Ekzekutiv. 
 

Tarifat & Bursat e Studimit

Taksat dhe Kontributet Për Programin e Studimit në Mjekësi të Përgjithshme

Tarifa vjetore – 5.000,00 euro 
Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2023 - 2024, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:
-    15% të gjithë tarifës vjetore për programin e studimit në Mjekësi të Përgjithshme, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 deri në 9.99, dhe
-    30% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00.

staff.png
Dott.ssa Bora Kerpi
Departamenti i Shkencave Mjekësore
Telefon: + 35542273290
Fax: +35542243291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri
Dott. ssa Ruden Cankoni.jpg
Dott. ssa Ruden Cankoni
Koordinatori
Dott. ssa Ruden Cankoni
Telefon: + 35542273290
Fax: + 35542273290
Adresa: Casa Rossa- Università Cattolica “Nostra Signora del Buon Consiglio”
staff.png
Dott.ssa Diana Hila
Sekretaria Didaktike
Diana HILA
Telefon: + 35542273290
Fax: +35542243291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri
Dott. Shaqir Qerama.jpg
Dott. Shaqir Qerama
Koordinatori
Dott. Shaqir Qerama
Telefon: + 35542273290
Fax: +35542243291
thumb_3324_university_small.jpeg
Genta Xhaferraj
Sekretaria Didaktike
Genta Xhaferraj
Telefon: +35542273290
Fax: +35542243291
staff.png
Dajana Nenaj
Sekretaria Didaktike
Dajana Nenaj
Telefon: +35542273290
Fax: +35542243291
Na ndiqni