×

Transferimi i studimeve-UE

Afatet për të aplikuar për transferim studimesh në vitin akademik 2023-2024 përcaktohen në Urdhrin e përbashkët QSHA-RASH. Në vijim UKZKM publikon në faqen zyrtare të web-it Rregulloren e procedurave të transferimit të studimeve, ku përfshihen informacione të detajuara mbi kriteret dhe procedurat e transferimit të studimeve në programet e studimit të UKZKM.


Transferimi i studimeve në programet e studimit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” mund të kryhet nga programe studimi të të njëjtit cikël dhe lloj, nga Universitete publike vendase apo të huaja e nga Universitete private të liçensuara dhe të akredituara në vendet e origjinës për programin përkatës të studimit në momentin e aplikimit pë transferim.

Në programet e studimit të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, transferimi i studimeve u lejohet studentëve që vijnë nga programe studimi të të njëjtit cikël edhe lloj dhe të së njëjtës fushë studimi të universiteteve publike shqiptare dhe universiteteve publike dhe private të huaja të licensuara dhe të akredituara në vendet e origjinës në momentin e aplikimit për transferim.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 436, të datës 03.06.2020, e ndryshuar me VKM nr.46 të datës 27/01/2021 të Republikës së Shqipërisë, në rastet e transferimit të studimeve në Universitetin tonë, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me VKM përkatëse të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017.

Si të aplikoni?

Afatet për të aplikuar për transferim studimesh në vitin akademik 2023-2024 përcaktohen në Urdhrin e përbashkët QSHA-RASH. Në vijim UKZKM publikon në faqen zyrtare të web-it Rregulloren e procedurave të transferimit të studimeve, ku përfshihen informacione të detajuara mbi kriteret dhe procedurat e transferimit të studimeve në programet e studimit të UKZKM. Aplikimi për transferimin e studimeve kryhet on-line në portalin e universitetit: http://admissions.unizkm.al/#/, zëri “Transferimi i studimeve” duke ngarkuar në mënyre elektronike (të skanuara në format pdf) dokumentacionin e përcaktuar në Rregulloren përkatëse. 

Sipas Urdhrit të përbashkët nr. 10, datë 10.07.2023 të QSHA-RASH dhe Udhezimit nr. 12 dt. 30.06.2023, kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për transferim të studimeve në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë të UKZKM nga data 02 shtator deri në datën 13 shtator 2023.

“Kandidatë që kualifikohen për procesin e transferimit” dhe duhet të kryejnë testimin e pranimit pranë UKZKM për kuotat e parashikuara për transferim në programet e studimit ne datat e mëposhtme:

Programi i studimit

Data

Ora

Programi i integruar i studimit “Master i Shkencave” në Mjekësi dhe Kirurgji

20/09/2023

11:00

Programi i integruar i studimit “Master i Shkencave”  Odontoiatri dhe Proteza Dentare 

20/09/2023

14:00

Programi i studimit në Fizioterapi

20/09/2023

17:00

Programi i studimit në Infermieristikë

20/09/2023

17:00

 

Njehsimi i diplomave të huaja

Kandidatët fitues duhet të kryejnë procedurën e Njehsimit të diplomës së shkollës së mesme brenda afatit të përcaktuar në Rregullore. Regjistrimi si student i këtyre kandidatëve bëhet me rezervë, deri në përfundim të procedurës së Njehsimit të dokumentacionit shkollor të tyre pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) të Republikës së Shqipërisë. Për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, jeni të lutur të klikoni në linkun e mëposhtëm:  Njehsimi i diplomës së shkollës së mesme.

 

 

Na ndiqni