Titulli i projektit: Monitorimi strukturor i Teatrit të Akademisë së Arteve Tiranë: teknologji inovative për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare
Programi: Programi Kombëtar i Kërkimit dhe Zhvillimit 2025 (PKKZH), Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)
Kohëzgjatja: 2 vjet
Përmbledhje:
Projekti është një iniciativë novatore që sjell për herë të parë në Shqipëri teknologji të avancuar për monitorimin e strukturave historike. Projekti synon zhvillimin dhe implementimin e një sistemi të monitorimit të vazhdueshëm mbi Teatrin e Akademisë së Arteve, për të regjistruar në mënyrë të detajuar sjelljen e strukturës si në kushte të zakonshme (degradim natyror), ashtu edhe në situata të jashtëzakonshme (tërmete).
Në këtë nismë marrin pjesë edhe partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë si: Universiteti i Firences,TECNOPOLO D’Abruzzo, PALMERINI SCT, WEST AQUILA SRLdhe MGAD DESIGN.
Ky bashkëpunim shumëdisiplinor do të mundësojë krijimin e modeleve të replikueshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke kombinuar shkencat inxhinierike me inovacionin digjital dhe arkitekturën historike.
Përgjegjës shkencor: PhD. Arch. Andia Guga [email protected]