Niveli i Studimit – Programi i Ciklit të Parë
Fusha e Studimit - Shkenca Ekonomike
ECTS – 180 kredite
Kohëzgjatja e programit të studimit – 3 vite akademike
Forma e studimit – Me kohë të plotë
Gjuha e mësimdhënies – Italisht
Objektivat e programit të studimit
Programi i Studimit në Ekonomi Biznes ka si objektiv të japë njohuri rreth realitetit të ndërmarrjes në aspektet e tij të ndryshme: ekonomike, organizuese, juridike dhe sasiore. Oferta formuese shoqërohet nga një përgatitje e finalizuar drejt analizës, interpretimit dhe marrjes së vendimeve të sipërmarrësve dhe të menaxherëve. Realiteti i sipërmarrjes, studiohet në funksionet që e karakterizojnë në brendësinë e saj, por edhe në lidhje me tipologjitë e ndryshme të sipërmarrjes, në mënyrë të tillë që të vihen në dukje kufizimet dhe ndryshimet që çdo sektor profesional sjell mbi sistemin ekonomik dhe prodhues të vendit, në një këndvështrim ndërkombëtar. Formimi nuk e lë pas dore përgatitjen e profesionistëve të lirë dhe konsulentëve në disiplinat ekonomike. Kontaktet me kompanitë vendase dhe ndërkombëtare u mundësojnë studentëve që të kryejnë praktikat formative qoftë para ose pas diplomimit.
Profili Profesional
Studentët e diplomuar në Ekonomi Biznes marrin njohuri në fushën e menaxhimit, financës, strategjive të biznesit, politikave ekonomike dhe aspekteve të ndryshme juridike të çdo forme biznesi. Në përfundim të studimeve 3-vjeçare, të diplomuarit në këtë fakultet mund të vijojnë me programe të tjera studimi të Ciklit të Dytë dhe të tretë: administrim shëndetësor, marrëdhënie ndërkombëtare, studime evropiane, menaxhim financiar dhe menaxhim risku, organizim dhe drejtim i institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore, qeverisje dhe zhvillim territorial, ngritje dhe zhvillim i sipërmarrjeve, Doktoratë në Statistikë.
Mundësitë e Punësimit
Studentët e diplomuar në Ekonomi Biznes kanë hapësira të gjera punësimi, qoftë në struktura private, qoftë në struktura publike. Në strukturat private, mundësitë e punësimit janë në sektorët e financës si: banka, institucionet financiare të investimit dhe kredisë, si dhe në biznese prodhimi dhe shërbimi. Ndërsa në sektorin publik, mundësitë e punësimit mund të shfaqen në sektorët e menaxhimit të fondit publik, sikurse mund të jenë institucionet e tatim–taksave, doganat, si dhe në të gjitha ato struktura shtetërore, që duhet të aplikojnë metodat moderne të menaxhimit të strukturave publike.
PROGRAMI I STUDIMIT
L 18 – EKONOMI BIZNES
Sektori i studimit |
Lënda |
ETCS |
Viti i parë |
||
SECS-P/01 |
Ekonomi politike |
10 |
SECS-S/07 |
Statistika I |
10 |
SECS-S/07 |
Matematika për ekonominë |
10 |
SECS-P/07 |
Bazat e kontabilitetit |
10 |
IUS-01 |
E drejtë private |
10 |
IUS-09 |
E drejtë publike |
10 |
L-FIL-LET/12 |
Gjuhe italiane (extrakurrikulare) |
8 |
Viti i dytë |
||
SECS-P/03 |
Shkencat e financës |
8 |
SECS-P/06 |
Ekonomi industriale |
8 |
SECS-P/07 |
Kontabilitet i aplikuar |
8 |
SECS-P/08 |
Ekonomi dhe menaxhim biznesi |
8 |
SECS-P/11 |
Ekonomi bankare |
8 |
SECS-S/01 |
Statistika II |
8 |
SECS-S/06 |
Matematika financiare |
6 |
L-LIN/12 |
Gjuhë angleze |
5 |
Vitit i trete |
||
IUS-04 |
E drejtë tregtare |
8 |
IUS-07 |
E drejtë e punës |
8 |
SECS-P/07 |
Analizë ekonomiko-financiare e biznesit |
6 |
SECS-P/13 |
Merceologji |
8 |
1 lënde me zgjedhje |
||
SECS-P/07 |
Analizë dhe kontabilitet i kostove |
6 |
SECS-P/07 |
Ekonomia e biznesit dhe e administrimit publik |
6 |
SECS-P/07 |
Audit |
6 |
2 lënde me zgjedhje |
||
IUS-01 |
E drejta private e kontratave |
6 |
SECS-P/13 |
Resources & waste management |
6 |
SPS/07 |
Sociologji e përgjithshme |
6 |
SECS-P/06 |
Transport ekonomiks |
6 |
SECS-S/03 |
Statistikë e ndërmarrjeve |
6 |
IUS/12 |
E drejtë tatimore |
6 |
IUS/21 |
E drejtë publike krahasuese |
6 |
Aktivitete të tjera |
||
Praktikat formative dhe orientuese |
2 |
|
Laboratore dhe seminare mbi aftësimin menaxherial |
8 |
|
Tema e diplomës |
3 |
|
Totale ECTS |
180 |