×

Diversiteti, bashkëjetesa dhe politikbërja

Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, organizoi të premten, 9 qershor 2017, ora 10:00, konferencën e titulluar “Diversity, coexistence and policy-making”


Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, organizoi të premten, 9 qershor 2017, ora 10:00, konferencën e titulluar “Diversity, coexistence and policy-making”. 
Në konferencë u analizua bashkëjetesa midis grupeve të ndryshme sociale, duke e vënë theksin veçanërisht tek politikat e efektshme të adoptuara nga politikbërësit. Së shpejti, diversiteti dhe bashkëjetesa duhet të konsiderohen jo vetëm si një qasje pozitive, por edhe me një qasje normative.
Në këtë aktivitet të moderuar nga Prof. Raul Caruso, Drejtor i CESPIC referuan rreth temës:
Sh.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Italisë në Shqipëri; Prof. Richard Caplan, University of Oxford; Prof. Esteban Klor, The Hebrew University of Jerusalem; Prof. Mansoob Murshed, Institute of Social Studies (Den Haag) e Coventry University; Mrs. Alba Çela, Albanian Institute for International Studies. 
Përshëndet inciativën Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. 

 

Eventin mund ta ndiqni edhe në kanalin tonë në YouTube, nëse jeni të interesuar, ju lutemi klikoni linkum e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=N-eUPfi5AtU&list=PLI8Y9uKhF2OUKNG29Hjt1lrxwjdJWapZR&index=9

 

Na ndiqni