Lloji i diplomës – Master i Shkencave
Fusha e studimit – Shkenca Biomjekësore
ECTS - 120
Vite Akademike - 2
Lloji i studimit - Me kohë të plotë
Gjuha - Italisht
Tregues të përgjithshëm
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Universiteti i Romës "Tor Vergata", në përputhje me legjislacionin universitar në fuqi shqiptar dhe italian dhe në fuqi të vendeve përkatëse, aktivizon Masterin e Shkencave "Shkencat e Rehabilitimit të Profesioneve Shëndetësore" (për ligjin shqiptar "Master i Shkencave" në "Shkencat Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore").
Objektivat formues
Të diplomuarit në fund të programit të Masterit, do të jenë të aftë që të aplikojnë njohuritë themelore shkencore respektive me figurën profesionale specifike të nevojshme për të marrë vendime lidhur me organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve shëndetësore të ofruara nga stafi me funksione rehabilituese në fushën e mjekësisë, të gjitha strukturat shëndetësore me kompleksitet të ulët, të mesëm ose të lartë, të zotërojnë e të përdorin kompetencat e ekonomisë shëndetësore dhe të organizimit menaxherial të nevojshëm për organizimin e shërbimeve shëndetësore, për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe teknologjike në dispozicion, duke vlerësuar raportin kosto / përfitim.
Kriteret për të hyrë në Master
Për t'u pranuar në programin Master i Shkencave: "Shkencat Rehabilituesete Profesioneve Shëndetësore", kandidatët duhet të plotësojnë një nga kriteret e mëposhtme:
1. Diplomë në Fizioterapi të lëshuar nga Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë";
2. Diplomë në Fizioterapi ose Logopedi të lëshuar nga universitetet publike shqiptare;
3. Diplomë Bachelor për ushtrimin e profesioneve shëndetësore, në një nga degët e përfshira në programin e Masterit, (Edukator Profesional, Fizioterapi, Logopedi, Ortoptisti – Asistent në Olfalmatologji, Podologji, Teknik në Rehabilitimi Psikiatrik, Terapist në Neurologji dhe shkencat psikomotore të moshës së evolucionit, Terapist për Punësim) të lëshuar në Itali;
4. Diploma Universitare për ushtrimin e profesioneve shëndetësore në një nga degët nga profesionet e përfshira në programin e Masterit, të lëshuar në Itali;
5. Kualifikimet për ushtrimin e njërit prej profesioneve shëndetësore të lëshuara në Itali, të përfshira në Masterin e Ciklit të Dytë, sipas Ligjit nr. 42/1999;
6. Diplomë në Fizioterapi ose Logopedi të lëshuar në një nga universitetet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të njohura nga qeveritë e tyre përkatëse;
7. Diplomë në Fizioterapi ose Logopedi të lëshuar nga një vend jashtë Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe të njohur nga qeveritë e tyre përkatëse, nëpërmjet verifikimit të përputhshmërisë së programit mësimor.
Mundësi punësimi
Të diplomuarit në Masterin e Shkencave: "Shkencat Rehabilituesetë Profesioneve Shëndetësore" do të kenë mundësinë të punojnë si përgjegjës në proceset asistenciale, organizative, menaxheriale, formuese dhe humultuese në një prej fushave që lidhen me profesionet shëndetësore të këtij lloji, në strukturat shëndetësore dhe spitalore, në strukturat publike dhe private ose si profesionistë të lirë.
Mësimdhënia
Mësimdhënia do të zhvillohet në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në Tiranë, me pjesëmarrjen e profesorëve italiane dhe shqiptare me përvojë të konsoliduar në Universitetin e Romës "Tor Vergata".
Programi i Studimit ka një kohëzgjatje 2-vjeçare për një total prej 120 ECTS dhe ndahet në dy semestra.
Diploma në Masterin e Shkencave: "Shkencat Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore" është juridikisht e vlefshme për të hyrë në Ciklin e Tretë të studimeve (PhD).
Provimi përfundimtar
Provimi përfundimtar për marrjen e titullit të Diplomës konsiston në përpunimin dhe diskutimin e një punimi me shkrim sipas një hulumtimi (teorik dhe/ose të shoqëruar me sondazhe dhe analiza në fushën e kërkimit) lidhur me një temë në lidhje me lëndët kurrikulare. Kjo punë duhet të ketë karakter origjinal nga i cili zbulohet ndihmesa personale i të diplomuarit. Zgjedhja duhet të jetë midis lëndëve kurrikulare të përfshira në programin e masterit. Kërkesa e temës duhet të bëhet nga studenti të paktën 6 muaj para fillimit të seancës së provimit të diplomimit. Përbërja e trupit kolegjial dhe kriteret e vlerësimit për provimin përfundimtar janë të përcaktuara nga Rregullorja Didaktike e Universitetit dhe Fakultetit. Provimi përfundimtar ka 6 kredite.
Koordinatore e Programit të Studimit
Emanuela Prendi
Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: [email protected]
Sekretaria didaktike
Ligerta Nazeraj
Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: [email protected]
PLANI I STUDIMIT
MASTER SHKENCOR NË SHKENCA RIHABILITUESE TË PROFESIONEVE SHËNDETËSORE
VITI |
SEMESTRI |
TITULLI I KURSIT |
KREDITE |
1 |
1 |
K.I. EPIDEMIOLOGJIA DHE METODOLOGJIA E HULUMTIMIT |
11 |
1 |
1 |
K.I. EKONOMIA |
4 |
1 |
1 |
K.I. ANGLISHTE SHKENCORE |
3 |
1 |
2 |
K.I. SHKENCAT E REHABILITIMIT TË APLIKUARA |
10 |
1 |
2 |
K.I. SHKENCAT JURIDIKE |
11 |
1 |
2 |
AKTIVITETE ME ZGJEDHJE -KALUESHMËRI |
6 |
1 |
2 |
PRAKTIKA KLINIKE |
15 |
2 |
1 |
K.I. SHKENCA REHABILITIMI DHE METODOLOGJI NDËRDISIPLINORE |
8 |
2 |
1 |
K.I. SHKENCAT UMANE E PSIKOPEDAGOGJIKE |
4 |
2 |
1 |
K.I. MENAXHIM SHËNDETËSOR |
7 |
2 |
2 |
K.I. METODOLOGJI DIDAKTIKE E FORMUESE |
6 |
2 |
2 |
K.I. SHKENCA MJEKËSORE JURIDIKE |
9 |
2 |
2 |
AKTIVITETE TË TJERA |
5 |
2 |
2 |
PRAKTIKA KLINIKE |
15 |
2 |
2 |
PROVA PËRFUNDIMTARE |
5 |
TOTAL CFU |
120 |