Lloji i diplomës: Master i Shkencave në Farmaci
ECTS -300
Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 5 vjet
Lloji i studimit: Me kohë të plotë
Gjuha: Italiane
Informacione të përgjithshme
Programi i Studimit në Farmaci (DIND), ka një kohëzgjatje prej 5 vitesh akademike në përfundim të së cilës parashikohet përftimi i 300 krediteve universitare (ECTS).
Ky cikël studimesh zhvillohet si program i përbashkët studimi me Universitetin e Studimeve të Barit “Aldo Moro’’.
Frekuenca e lëndëve është e detyruar në masën 67% (2/3 e orëve mësimore për çdo lëndë). Leksionet zhvillohen në gjuhën italiane nga profesorë italianë të Unversitetit partner si edhe nga stafi i departamenteve të Fakultetit të Farmacisë. Në vitin e pestë të studimeve, studentët kryejnë një praktikë profesionale 6 mujore, të ndarë midis Shqipërisë dhe Italisë, në farmacitë e rrjetit të hapur.
Në përfundim të ciklit të studimeve, studenti pajiset me një diplomë të përbashkët midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit të Barit “Aldo Moro” e cila së bashku me dhënien e provimit të shtetit, i mundëson të diplomuarit ushtrimin e profesionit të farmacistit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali dhe në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Diploma e lëshuar garanton njëkohësisht ndjekjen e programeve të ciklit të tretë të studimeve, si p.sh Doktorata si brenda edhe jashtë vendit.
Stafi i tre departamenteve në Fakultetin e Farmacisë përkatësisht: Departamenti i Shkencave Farmaceutike, Departamenti i Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare dhe Departamenti i Analizës Kimiko-Toksikologjike dhe Farmakologjike të barnave, përbëhet nga profesorë shqiptarë dhe italianë.
Objektivat specifike të formimit profesional
Objektivi specifik i formimit profesional të studentit në Fakultetin e Farmacisë është përgatitja e një personeli të kualifikuar i pajisur me njohuri teorike dhe praktike në fushën e kimisë, biologjisë, shkencave farmaceutike, farmakologjike, toksikologjike dhe legjislative, gjë e cila i mundëson të diplomuarve të përballen me të gjithë sekuencën komplekse që nga projektimi strukturor; në prodhim, tregtim dhe përdorim të saktë e të kontrolluar të barit. Njohuritë kimike, biologjike dhe bioteknologjike ndërthuren me njohuritë e farmaekonomisë, farmakovigjilancës dhe legjislacionet kombëtare që rregullojnë aktivitetin e sektorëve të ndryshëm.
Programi i studimit në Farmaci ka për qëllim t’u japë studentëve një përgatitje shkencore të avancuar në fushën shëndetësore dhe të formojë një figurë profesionale që do të jetë ekspert i ardhshëm i barnave dhe i përdorimit të tyre duke qënë një urë lidhëse midis pacientit, mjekut dhe gjithë strukturave të tjera shëndetësore.
Fakulteti i Farmacisë u jep gjithashtu studentëve mundësinë e studimit të të paktën një gjuhe tjetër të Bashkimit Evropian, përveç gjuhës italiane.
Programi i studimit Cikli i Tretë (Doktoratë) në Fakultetin e Farmacisë, ‘Shëndet Publik, Diagnozë molekulare e sëmundjeve infektive dhe Farmakovigjilancë’
Objektivi kryesor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është ai i të pergatiturit të ekspertëve në sektorin e shëndetit publik. Në dy dekadat e fundit, në Shqipëri, në qytetet kryesore, është vërejtur një rritje e densitetit të popullsisë dhe mbi të gjitha një rrritje e ndjeshme e ndotjes ambientale.
Ky fakt, ka rritur sensibilitetin dhe monitorimin e institucioneve shtetërore shqiptare. Sipas këtij konteksti, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, nëpërmjet këtij projekti, synon të japë ndihmesën për të përmirësuar shërbimin për shëndetin publik shqiptar, nëpërmjet një formimi profesional të përshtatshëm.
Koordinatore e Programit të Studimit
Dott.ssa Erjola Bej
Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: [email protected]
[email protected]
PROGRAMI I KURSIT TË STUDIMIT NË FARMACI
VITI I |
Semestri I |
Biologji Shtazore dhe Vegjetale |
Kimi e përgjithshme dhe Inorganike |
Fizikë me elementë të Matematikës |
|
Semestri II |
Anatomi |
Kimi Analitike |
Gjuhë e Huaj |
Informatikë dhe Statistikë Mjekësore |
|
VITI II |
Semestri I |
Kimi Organike |
Mikrobiologji dhe Higjienë |
Lëndë Ushqimore dhe Produkte Dietetike |
|
Semestri II |
Biokimi e Përgjithshme dhe Molekulare |
Fiziologji |
|||
VITI III |
Semestri I |
Kimi Farmaceutike dhe Toksikologjike I |
Farmakologji e Përgjithshme dhe Farmakoterapi I |
Patologji e Përgjithshme |
|
Semestri II |
Analizë e Medikamenteve I |
Biokimi e Aplikuar dhe elementë të Biokimisë Klinike |
Teknologji Farmaceutike I |
||
VITI IV |
Semestri I |
Analizë Kimiko-Farmaceutike dhe Toksikologjike II |
Biokimi e të Ushqyerit dhe Elementë të Dietologjisë |
Kimi Farmaceutike dhe Toksikologjike II |
|
Semestri II |
Farmakoterapi II dhe Kemioterapi |
Toksikologji dhe Farmakovigjilencë |
Teknologji Farmaceutike II me elementë të Socioekonomisë |
Laborator i Teknologjisë dhe Legjislacioni Farmaceutik |
VITI V |
Lëndë me zgjedhje: 1. Produkte kozmetike dhe formulimi i tyre 2. Medikamente onkologjike dhe bioteknologjike |
Praktikë profesionale në Farmaci |
|
Njohuri të tjera të nevojshme për integrimin në tregun e punës |
|
Temë diplome (përshkruese ose eksperimentale) |