Lloji i diplomës – Program Studimi 3-vjeçar
Fusha e studimit – Shkenca Biomjekësore
ECTS - 180
Vite Akademike - 3
Lloji i studimit - Me kohë të plotë
Gjuha - Italisht
Fizioterapia është një profesion shëndetësor që trajton zhvillimin, mbajtjen dhe përmirësimin e lëvizjes gjatë gjithë jetës, veçanërisht në pacientët që kanë pësuar trauma e sëmundje të ndryshme, ose tek njerëzit e moshave të thyera. Kështu që ajo përmirëson cilësinë e jetës nëpërmjet parandalimit, trajtimit, aftësimit dhe rehabilitimit të pacientëve në shumë specialitete: ortopedi, neurologji, reumatologji, gjinekologji, kardiologji, pneumatologji, pediatri, etj.
Profili Profesional
Fizioterapisti është një profesionist që zhvillon në autonomi ose në bashkëpunim me specialistët e tjerë ndërhyrje parandalimi, kurimi dhe rehabilitimi ndaj pacientëve në fushat e lëvizjes, të funksioneve kortikale të sipërme dhe të organeve të dëmtuara. Në varësi të diagnozave dhe rekomandimeve mjekësore, ai përcakton programin e rehabilitimit, praktikon në mënyrë të pavarur aktivitete terapeutike për riedukimin funksional të paaftësive motorike, psikomotorike dhe konjitive duke përdorur terapi fizike, manuale, masoterapike, propozon vendosjen e protezave dhe mjeteve ndihmëse, stërvit në përdorimin e saj dhe verifikon efektshmërinë. Gjithashtu fizioterapisti mund të kryejë edhe aktivitete studimi, mësimdhënieje dhe konsulenca profesionale.
Informacione të përgjithshme
Programi i Studimit ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike, që ndahen në gjashtë semestra studimi dhe që parashikojnë marrjen e 180 krediteve universitare (ECTS). Frekuentimi i mësimit dhe i praktikave klinike është i detyrueshëm në masën 75% për çdo lëndë dhe në të gjitha vitet, mësimdhënia zhvillohet kryesisht në italisht nga profesorë italianë dhe profesorë shqiptarë. Që në vitin e parë, studenti kryen praktikë klinike pranë spitaleve, pranë poliambulancave, pranë Qendrës së Mjekësisë Sportive dhe Rehabilitimit të Kompleksit tonë spitalor-universitar, ose pranë shërbimeve rehabilituese spitalore, në palestra, etj.
Studentët në përfundim marrin një Diplomë të përbashkët të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata” të Romës, e cila është e njohur në Shqipëri si dhe në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Koordinatore e Programit të Studimit
Emanuela Prendi
Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: [email protected]
Sekretaria didaktike
Ligerta Nazeraj
Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: [email protected]
PLANI I STUDIMIT
BACHELOR NË FIZIOTERAPI VITI AKADEMIK 2018/2019
|
VITI |
SEMESTRI |
EMËRTIMI I PROVIMIT |
KREDITET |
|
1 |
1 |
K.I. FIZIKA, STATISTIKA DHE INFORMATIKA |
8 |
|
1 |
1 |
K.I. BIOLOGJIA, BIOKIMIA DHE GJENETIKA |
6 |
|
1 |
1 |
K.I ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA |
6 |
|
1 |
2 |
K.I PATOLOGJIA E PËRGJITHSHME DHE MIKROBIOLOGJIA |
4 |
|
1 |
2 |
K.I PSICOLOGJIA DHE SOCIOLOGJIA E PËRGJITHSHME |
5 |
|
1 |
2 |
K.I METODOLOGIA E REHABILITIMIT 1 |
6 |
|
1 |
2 |
ANGLISHT SHKENCORE |
3 |
|
1 |
2 |
PRAKTIKAT |
18 |
|
1 |
2 |
LABORATOR |
1 |
|
1 |
2 |
AKTIVITETE TË TJERA DIDAKTIKE |
1 |
|
1 |
2 |
SEMINARE |
2 |
|
2 |
1 |
K.I FARMAKOLOGJIA DHE SHKENCAT NEUROPSIKIATRIKE |
6 |
|
2 |
1 |
K.I SHKENCAT INTERDISIPLINARE KLINIKE |
6 |
|
2 |
1 |
K.I SHKENCAT KLINIKE PEDIATRIKE |
6 |
|
2 |
2 |
K.I METODOLOGJIA E REHABILITIMIT 2 |
4 |
|
2 |
2 |
K.I GERIATRIA |
7 |
|
2 |
2 |
PRAKTIKAT 2 |
24 |
|
2 |
2 |
LABORATOR PROFESION TË SPECIFIKËS |
1 |
|
2 |
2 |
AKTIVITETE SEMINARIALE 2 |
2 |
|
2 |
2 |
AKTIVITETE DIDAKTIKE ME ZGJEDHJE PËR STUDENTIN |
3 |
|
3 |
1 |
K.I SHKENCAT INTERDISIPLINARE KLINIKE 2 |
6 |
|
3 |
1 |
K.I REHABILITIMIT VASKOLAR |
6 |
|
3 |
1 |
K.I ONCOLOGIA |
4 |
|
3 |
2 |
K.I METODOLOGJIA E REHABILITIMIT 3 |
8 |
|
3 |
2 |
K.I MANAXHIMIT SHËNDETËSOR |
7 |
|
3 |
2 |
PRAKTIKAT 3 |
18 |
|
3 |
2 |
LABORATORËT PROFESIONALË |
1 |
|
3 |
2 |
AKTIVITETE SEMINARIAL 3 |
2 |
|
3 |
2 |
AKTIVITETE DIDAKTIKE ME ZGJEDHJE PËR STUDENTIN |
2 |
|
3 |
2 |
PROVA PËRFUNDIMTARE |
6 |