×

BACHELOR NË FIZIOTERAPI

Fizioterapia është një profesion shëndetësor që trajton zhvillimin, mbajtjen dhe përmirësimin e lëvizjes gjatë gjithë jetës, veçanërisht në pacientët që kanë pësuar trauma e sëmundje të ndryshme, ose tek njerëzit e moshave të thyera.


Lloji i diplomës – Program Studimi 3-vjeçar
Fusha e studimit – Shkenca Biomjekësore

ECTS - 180
Vite Akademike - 3
Lloji i studimit - Me kohë të plotë
Gjuha - Italisht

Fizioterapia është një profesion shëndetësor që trajton zhvillimin, mbajtjen dhe përmirësimin e lëvizjes gjatë gjithë jetës, veçanërisht në pacientët që kanë pësuar trauma e sëmundje të ndryshme, ose tek njerëzit e moshave të thyera. Kështu që ajo përmirëson cilësinë e jetës nëpërmjet parandalimit, trajtimit, aftësimit dhe rehabilitimit të pacientëve në shumë specialitete: ortopedi, neurologji, reumatologji, gjinekologji, kardiologji, pneumatologji, pediatri, etj.

Profili Profesional
 

Fizioterapisti është një profesionist që zhvillon në autonomi ose në bashkëpunim me specialistët e tjerë ndërhyrje parandalimi, kurimi dhe rehabilitimi ndaj pacientëve në fushat e lëvizjes, të funksioneve kortikale të sipërme dhe të organeve të dëmtuara. Në varësi të diagnozave dhe rekomandimeve mjekësore, ai përcakton programin e rehabilitimit, praktikon në mënyrë të pavarur aktivitete terapeutike për riedukimin funksional të paaftësive motorike, psikomotorike dhe konjitive duke përdorur terapi fizike, manuale, masoterapike, propozon vendosjen e protezave dhe mjeteve ndihmëse, stërvit në përdorimin e saj dhe verifikon efektshmërinë. Gjithashtu fizioterapisti mund të kryejë edhe aktivitete studimi, mësimdhënieje dhe konsulenca profesionale.

Informacione të përgjithshme

Programi i Studimit ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike, që ndahen në gjashtë semestra studimi dhe që parashikojnë marrjen e 180 krediteve universitare (ECTS). Frekuentimi i mësimit dhe i praktikave klinike është i detyrueshëm në masën 75% për çdo lëndë dhe në të gjitha vitet, mësimdhënia zhvillohet kryesisht në italisht nga profesorë italianë dhe profesorë shqiptarë. Që në vitin e parë, studenti kryen praktikë klinike pranë spitaleve, pranë poliambulancave, pranë Qendrës së Mjekësisë Sportive dhe Rehabilitimit të Kompleksit tonë spitalor-universitar, ose pranë shërbimeve rehabilituese spitalore, në palestra, etj.

Studentët në përfundim marrin një Diplomë të përbashkët të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata” të Romës, e cila është e njohur në Shqipëri si dhe në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Koordinatore e Programit të Studimit

Emanuela Prendi

Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: [email protected]

Sekretaria didaktike

Ligerta Nazeraj

Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: [email protected]

PLANI I STUDIMIT
BACHELOR NË FIZIOTERAPI VITI AKADEMIK 2018/2019

 

VITI       

 

SEMESTRI       

 

EMËRTIMI I PROVIMIT

 

KREDITET       

1

1

K.I.  FIZIKA, STATISTIKA DHE INFORMATIKA

8

1

1

K.I.  BIOLOGJIA, BIOKIMIA DHE GJENETIKA

6

1

1

K.I ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA

6

1

2

K.I PATOLOGJIA E PËRGJITHSHME DHE MIKROBIOLOGJIA

4

1

2

K.I PSICOLOGJIA DHE SOCIOLOGJIA E PËRGJITHSHME

5

1

2

K.I METODOLOGIA E REHABILITIMIT 1

6

1

2

ANGLISHT SHKENCORE

3

1

2

PRAKTIKAT

18

1

2

LABORATOR

1

1

2

AKTIVITETE TË TJERA DIDAKTIKE

1

1

2

SEMINARE

2

2

1

K.I FARMAKOLOGJIA DHE SHKENCAT NEUROPSIKIATRIKE

6

2

1

K.I  SHKENCAT INTERDISIPLINARE KLINIKE

6

2

1

K.I SHKENCAT KLINIKE PEDIATRIKE

6

2

2

K.I METODOLOGJIA E REHABILITIMIT 2

4

2

2

K.I GERIATRIA

7

2

2

PRAKTIKAT  2

24

2

2

LABORATOR PROFESION TË SPECIFIKËS

1

2

2

AKTIVITETE SEMINARIALE 2

2

2

2

AKTIVITETE DIDAKTIKE ME ZGJEDHJE PËR STUDENTIN

3

3

1

K.I SHKENCAT INTERDISIPLINARE KLINIKE 2

6

3

1

K.I REHABILITIMIT VASKOLAR

6

3

1

K.I ONCOLOGIA

4

3

2

K.I METODOLOGJIA E REHABILITIMIT  3

8

3

2

K.I MANAXHIMIT SHËNDETËSOR

7

3

2

PRAKTIKAT 3

18

3

2

LABORATORËT PROFESIONALË  

1

3

2

AKTIVITETE SEMINARIAL 3

2

3

2

AKTIVITETE DIDAKTIKE ME ZGJEDHJE PËR STUDENTIN

2

3

2

PROVA PËRFUNDIMTARE

6

Na ndiqni