×

Përdorimi i analizës sensoriale në vlerësimin e cilësisë së produkteve

...


Dy javët e fundit pritëm me kënaqësi, Dr. P.Turek, Dr. J.Szakiel, I.Nowakowska, K. Bień dhe M. Luczynska, staf akademik dhe administrativ nga Universiteti i Ekonomisë së Krakovës të cilët kryen mobilitetin për mësimdhënie dhe trajnim pranë UKZKM në kuadër të #Erasmus+ (KA107).

Profesorët mbajtën leksione e workshope për studentët e programit të studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje me temë “Përdorimi i analizës sensoriale në vlerësimin e cilësisë së produkteve”, të cilat patën interesin e përfshirjen e plotë të studentëve.

Momentet e trajnimit me stafin administrativ rezultuan shumë të frytshme për shkëmbimin e përvojës dhe praktikave më të mira në zyrat respektive në shërbim të studentëve, stafit dhe institucionit si edhe në forcimin e marrëdhënieve e bashkëpunimeve të ardhshme midis dy Universiteteve.  


Na ndiqni