Gjatë dy javëve të fundit të qershorit, patëm kënaqësinë të mirëpresim në Universitetin tonë stafin e Zyrave të Mobilitetit Ndërkombëtar dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Urbinos "Carlo Bo" (Itali), L. Bartolucci, dhe të Universitetit Katolik të Ružomberok (Sllovaki), M. Pinkoš dhe L. Kravčáková, në kuadër të mobilitetit për formim Erasmus+ KA171.
Gjatë takimeve me Zyrën tonë të Projekteve Formuese dhe Kërkimit Shkencor si dhe me stafin e Fakulteteve, u ndanë qasje dhe praktika të mira në menaxhimin e mobiliteteve ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë ndaj procedurave administrative dhe mjeteve operacionale, koordinimit ndërmjet institucioneve partnere për mobilitetin jashtë BE-së, promovimit të mobilitetit hyrës dhe dalës, zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe forcimit të bashkëpunimit dypalësh. Këto momente dialogu ndërmjet zyrave përbëjnë një burim të çmuar për ndërtimin e një bashkëpunimi ndërkombëtar gjithnjë e më të qëndrueshëm, efikas dhe të orientuar drejt cilësisë.
Ndërkohë është konfirmuar një projekt i ri Erasmus+ për trevjeçarin e ardhshëm me Universitetin e Urbinos "Carlo Bo", i cili do të përfshijë në mënyrë të strukturuar Fakultetin e Ekonomisë dhe atë të Farmacisë, duke ofruar mundësi të mëtejshme për mobilitet dhe shkëmbim për studentët dhe stafin akademik; ndërkohë jemi në pritje të rezultateve për universitete të tjera.
Faleminderit kolegeve dhe kolegëve nga Urbino dhe Ružomberok për vizitën, gatishmërinë dhe ndarjen e përvojave.