×

Konferenca "Në Gjurmët e Virusit të Kancerit të Gjirit"

Profesori i mirënjohur i Anatomisë Patologjike në Universitetin e Pizës, Generso Bevilacqua, mbajti sot një ligjëratë me rastin e Konferencës me titull "Në Gjurmët e Virusit të Kancerit të Gjirit" të zhvilluar në sallën “Aula Magna”, në prani të studentëve, mjekëve dhe pedagogëve të Universitetit dhe të Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Rektori, Prof. Leonardo Palombi falënderoi profesor Bevilacqua-n për kontributin e tij profesional në fushën e kërkimit mjekësor, si dhe për kontributin e tij në jetën akademike të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Në raportin e tij shkencor, profesori paraqiti të dhëna shkencore bindëse mbi etiologjinë dhe fiziopatologjinë e kancerit të gjirit. Vëzhgimet kanë treguar që në 15-20% të rasteve kjo patologji shkaktohet për arsye gjenetike, ndërsa në 80-85% të rasteve për arsye që konsiderohen sporadike, por që origjina dhe shkaqet e zhvillimit të saj mbeten të panjohura. Fillimisht është  hipotetizuar dhe më pas demonstruar nga një grup shkencëtarësh pionierë ndër të cilët edhe Prof. Bevilacqua, se nga këto të fundit rreth 20% shkaktohet nga etiologjia virale. Ai përshkroi fazat e ndryshme, që në dekadat e fundit, nëpërmjet përdorimit të metodologjive teknologjikisht gjithnjë e më të avancuara çuan fillimisht në identifikimin dhe më pas verifikimin e pranisë dhe ndërveprimit të detajuar të HBTV-së (Human Breast Tumor Virus / Virusi i Kancerit të Gjirit te Njeriu) me qelizat epiteliale që shndërrohen më pas në kancer të gjirit.

Demonstrimi i pranisë së virusit në pështymën e bartësve të tumorit dhe identifikimi dhe karakterizimi i proteinave të gjeneruara nga virusi, dhe për rrjedhim mundësia e zhvillimit të vaksinave, hap perspektiva të reja interesante në fushën e diagnostikimit dhe parandalimit të kancerit të gjirit.

Na ndiqni