Çdo vit i ri nis në Kampusin Spitalor dhe Universitar “Zoja e Këshillit të Mirë” me një ngjarje që rrënjët i ka tek edukimi dhe qytetaria dhe kjo ngjarje është zgjedhja e Të Drejtit të vitit. Më 16 janar 2026 studentë profesorë, të ftuar, miq dhe partnerë, pacientë e familjarë të tyre që do të ndodhen në Kampusin ZKM dhe në Poliambulancën At’Luigji Monti në Rrugën e Kavajës janë të ftuar të votojnë në mënyrë të fshehtë dhe demokratike për të zgjedhur mes disa kandidaturave profilin e njerëzve që kanë kontribuar me jetën dhe veprën e tyre për një botë më të mirë. Të premten e 16 janarit duke nisur nga ora 9.30 e mëngjesit do të ketë jo vetëm votim, por edhe reflektim që nëpërmjet procesit të zgjedhjes së fshehtë rrit dimensionin qytetar të të rinjve tanë.
Kandidaturat për këtë vit janë Falkone dhe Borselino, Annalena Tonelli, Ken Saro-Wiwa, Anna Politkovskaja dhe Frère Roger Schutz.
Zgjidh të Drejtin 2026
Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm