Nuk është kurrë shumë herët të mendosh për drejtimin tënd në jetë. Mendoni se çfarë bëni mirë, çfarë ju pëlqen të bëni, dhe se si interesat dhe qëllimet tuaja krahasojnë ato që nevojiten në një karrierë. Përdorni këto këshilla të vlefshme për të ndihmuar në zbulimin e interesave tuaja.
Tashmë që e keni vendosur, është koha të vizualizoni rrugën tuaj. Kërkoni udhëzime dhe inkurajim nga miqtë, familja dhe mentorët. Se bashku merrim rrugën për një të ardhme premtuese.
Avancimi i të diplomuarve dhe Zhvillimi i Kapaciteteve të Universiteteve në Shqipëri
Projekti karakterizohet nga një qasje "bottom-up" duke filluar nga universitetet dhe nga të diplomuarit, për të modernizuar dhe zhvilluar sektorin e arsimit të lartë brenda shoqërisë, duke zgjeruar marrëdhëniet midis universiteteve dhe botës së biznesit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së sistemit të arsimit të lartë dhe rritjen e punësimit të të diplomuarve.
Lexo më shumë: avancimi i të diplomuarve dhe zhvillimi i kapacite...
Ti ke forcën
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe një grup prej nëntë studentësh morën pjesë në një nismë globale universitare të propozuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Facebook, të quajtur Peer to Peer: Challenging Extremism (P2P) Facebook Global Digital Challenge). P2P është projektuar për të kundërshtuar praninë e urrejtjes, paragjykimit dhe ekstremizmit online, duke nxitur tolerancën, mirëkuptimin, zgjidhjen e problemeve dhe empatinë midis të rinjve, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të fushatave pozitive në mediat sociale.
Lexo më shumë: ti ke forcën...
Edukimi dhe kultura e demokracisë
Projekti "Edukimi dhe Kultura e Demokracisë" propozoi të studionte, duke përdorur një qasje të bazuar mbi të drejtat e njeriut, mjetet për të përforcuar veprimin e arsimit të lartë në favor të kulturës së demokracisë në shoqëritë evropiane dhe të Magrebit si një komponent thelbësor i cilësisë së arsimit të lartë.
Lexo më shumë: edukimi dhe kultura e demokracisë...