×

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara

Përshkrimi i Fakultetit

Gjatë punës me studentët studentët në laboratorin e Arkitekturës dhe Strukturës.

Programi i Studimit në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara është ndërtuar sipas direktivave evropiane të formimit akademik dhe profesional dhe është hartuar me vizionin e kompletimit të një figure shumë dimensionale profesionale së bashku me stafin akademik të Universitetit të Firences, bashkëpuntor në këto Programe Studimi.

Master i Shkencave në Arkitekturë zhvillohet si një cikël unik 5-vjeçar dhe përmban 300 kredite. Në këtë cikël, studenti merr njohuri specifike teorike-teknike të projekteve, territorit dhe mjedisit,të ndërtimeve te strukturave e teknollogjive arkitektonike. Derpartamenti i Arkitekturës i Universitetit të Firences sjell në këtë kurs ekselencën e profesorëve dhe bagazhin profesional e didaktit të Restaurimit të Monumenteve. Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë e Dyfishtë me Universitetin e Firences, e vlefshme në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Falë bashkëpunimeve me institucionet shtetërore, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara mundëson përfshirjen e studentëve në programe kërkimore dhe studime të fushës arkeologjike dhe të zonave historike brenda territorit të Republikës së Shqipërise dhe jashtë saj.

Adresa

Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri
Na ndiqni