×

Professional Master / Master of First level in Finance & Risk Management

Përshkrimi i Programit të Studimit

MASTER PROFESIONAL_3_page-0001.jpg

Në vitin akademik 2023-2024 do të riaktivizohet edicioni i katërt i Masterit Profesional/Master di Primo livello në Finance & Risk Management. Program studimi i përbashkët me Alma Mater Studiorum Università di Bologna , në përfundim të të cilit lëshohet Diplomë e përbashkët e të dy Universiteteve Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Alma Mater Studiorum Università di Bologna

Programi i studimit i Masterit Profesional/ Master di Primo livello në “Financial and Risk Management”  ka si objektiv të përgatisë figura profesionale për sektorin e menaxhimit të riskut në banka, kompani sigurimesh, autoritete rregullatorë të tregut dhe autoritete ndërmjetëse financiare, ose në departamentet e kontabilitet-financës. Ky program synon të formojë specialist në fushën të menaxhimit të riskut (Chief Risk Officer ose CRO), një figurë profesionale shumë e kualifikuar për të garantuar suksesin e institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve financiare.

Ndër kompetencat profesionale dhe themelore që Masteri do ti japë të Diplomuarëve janë:  

  1. Njohja e thellë e drejtimit të institucioneve bankare dhe kompanive të sigurimeve,
  2. Njohuritë e mjaftueshme teorike dhe praktike për instrumentet financiare të cilat janë pjesë e aseteve të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri dhe jashtë saj.
  3. Njohuri mbi aspektet rregullatorë të institucioneve financiare,
  4. Njohuri mbi rreziqet financiare dhe teknikat mbi menaxhimin e tyre,
  5. Njohuri mbi evolucionin teknologjik, futjen e aseteve të reja financiare nëpërmjet teknologjive më të përparuara të informacionit (IT) dhe impaktin që kjo veprimtari ka mbi institucionet financiare (FinTech).

Vendndodhja

Tirana, Albania

Kohëzgjatja e Programit të Studimit

1

Niveli i studimit

Master Profesional (cikli i dyte)

Shkolla

Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale

Fusha(t) e Studimit

Menaxhimi Financiar dhe i Riskut

Struktura e Programit të Studimit

Masteri Profesional “Financial and Risk Management” ka kohëzgjatje 1 vit akademik (60 ECTS). Programi i studimit parashikon leksione, seminare, project work, stage etj.  Proçesi mësimor do të zhvillohet mbasdite, për të mundësuar edhe pjesmarrjen e të punësuarëve.

I gjithë proçesi mësimor në Auditor do zhvillohet në gjuhën Angleze, përbërja dhe organizimi i planit të studimit synojnë që të japin studentëve:

(i) aftësi themelore dhe njohuri për menaxhimin e institucioneve financiare; (ii) aftësi themelore dhe njohje të rreziqeve financiare që lindin nga aktiviteti bankar dhe i sigurimeve; (iii) njohuri mbi vlerësimin e instrumenteve financiare që tregtohen në bursa dhe janë pjesë e aseteve të shoqërive financiare; (iv) aftësi mbi teknikat moderne të menaxhimit të rreziqeve financiare; (v) njohuri për kuadrin rregullator të mbikëqyrjes së bankave, shoqërive dhe tregjeve financiare; (vi) njohuri mbi tekno-financën dhe ofrimin e shërbimeve financiare nëpërmjet teknologjive më të përparuara të informacionit dhe komunikacionit.

Stafi akademik i angazhuar përbëhet nga Profesorë të Universitetit të Bolonjës, përveç këtyre do të angazhohen edhe ekspert në studimet e menaxhimit të risqeve nga institucione financiare dhe korporata ndërkobëtare. Në përfundim të studimeve do të lëshohet Diplomë e përbashkët e të dy Universiteteve: Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”  dhe Alma Mater Studiorum Università di Bologna.

Mundësi Punësimi

Të Diplomuarit në këtë Master mund të punësohen në banka dhe institucione tëtjera financiare, autoritete rregullatore të tregut dhe ndërmjetës financiar, kompani auditimi financiare, si edhe në departamentet e kontabilitet – financës.

Nëpërmjet këtij Masteri të Diplomuarit kanë mundësinë të specializohen dhe të zgjerojnë kështu ndjeshëm hapësirat e tyre të punësimit. Ndërsa të punësuarit nëpërmjet këtij kualifikimi mund të zhvillojnë karrierën e tyre në një plan të ri profesional.

Tarifat & Bursat e Studimit

...

Tarifa vjetore – 2.500 euro

Foto Klejda Caushi.jpg
Klejda Caushi
Departamenti i Shkencave Ekonomike dhe të Ndërmarrjeve
Telefon: + 35542273290
Fax: +35542243291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tirana
thumb_3324_university_small.jpeg
Floralba Mykaj
Sekretaria Didaktike
...
Telefon: +35542243291
Fax: +35542243291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tirana
Na ndiqni