×

Bachelor në Fizioterapi

Përshkrimi i Programit të Studimit

Corso di Laurea Fisioterapia.jpg

Programi i Studimit ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike, që ndahen në gjashtë semestra studimi dhe që parashikojnë marrjen e 180 krediteve universitare (ECTS). Frekuentimi i mësimit dhe i praktikave klinike është i detyrueshëm në masën 75% për çdo lëndë dhe në të gjitha vitet, mësimdhënia zhvillohet kryesisht në italisht nga profesorë italianë dhe profesorë shqiptarë. Që në vitin e parë, studenti kryen praktikë klinike pranë spitaleve, pranë poliambulancave, pranë Qendrës së Mjekësisë Sportive dhe Rehabilitimit të Kompleksit tonë spitalor-universitar, ose pranë shërbimeve rehabilituese spitalore etj.

Studentët në përfundim marrin një Diplomë të përbashkët të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata” të Romës, e cila është e njohur në Shqipëri si dhe në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

 

Vendndodhja

Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri

Kohëzgjatja e Programit të Studimit

3

Niveli i studimit

Bachelor ( cikli i pare)

Shkolla

Fakulteti i Mjekësisë

Fusha(t) e Studimit

Shkencat mjekësore

Struktura e Programit të Studimit

Fizioterapisti është një profesionist që zhvillon në autonomi ose në bashkëpunim me specialistët e tjerë ndërhyrje parandalimi, kurimi dhe rehabilitimi ndaj pacientëve në fushat e lëvizjes, të funksioneve kortikale të sipërme dhe të organeve të dëmtuara. Në varësi të diagnozave dhe rekomandimeve mjekësore, ai përcakton programin e rehabilitimit, praktikon në mënyrë të pavarur aktivitete terapeutike për riedukimin funksional të paaftësive motorike, psikomotorike dhe konjitive duke përdorur terapi fizike, manuale, masoterapike, propozon vendosjen e protezave dhe mjeteve ndihmëse, stërvit në përdorimin e saj dhe verifikon efektshmërinë. Gjithashtu fizioterapisti mund të kryejë edhe aktivitete studimi, mësimdhënieje dhe konsulenca profesionale.

Studentët që diplomohen në këtë program studimi kanë avantazhin e kryerjes së praktikave klinike duke u njohur dhe trajnuar me metodat më të fundit të rehabilitimit si edhe duke pasur në dispozicion aparaturat më moderne, pranë Qendrës së Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive, brenda kampusit tonë Universitar.

Tarifat & Bursat e Studimit

Taksat dhe Kontributet Për Programin e Studimit në Fizioterapi

Tarifa vjetore – 2.350,00 euro 
Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2023 - 2024, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:

  • 15% të gjithë tarifës vjetore për programin e studimit në Fizioterapi, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 - 9.99, dhe 
  • 30% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00.

Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagese shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin. 

EmanuelaPrendi.jpeg
Emanuela Prendi, PhD
Departamenti i Shkencave Biomjekësore
Telefon: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri
staff.png
Ina Mitrollari
Sekretaria Didaktike
Ina Mitrollari
Telefon: +35542273290
Fax: +35542273290
Na ndiqni