×

Zyra e Vlerësimit të Cilësisë dhe Kurrikulave

Zyra e Vlerësimit të Cilësisë dhe Kurrikulave ka si qëllim kryesor konsolidimin e kulturës së cilësisë në Universitet nëpërmjet krijimit dhe zbatimit të politikave, strategjive dhe procedurave bashkëkohore më të mira bazuar në Standartet Kombëtare të Cilësisë dhe Standartet Europiane të Sigurimit të Cilësisë.


1. Informacione të përgjithshme dhe shërbimet e ofruara

Zyra e Vlerësimit të Cilësisë dhe Kurrikulave ka si qëllim kryesor konsolidimin e kulturës së cilësisë në Universitet nëpërmjet krijimit dhe zbatimit të politikave, strategjive dhe procedurave bashkëkohore më të mira  bazuar në Standartet Kombëtare të Cilësisë dhe Standartet Europiane të Sigurimit të Cilësisë.

Ndër objektivat kryesor të saj janë:

  • Ndjek zbatimin e detyrimeve kombëtare dhe evropiane të sigurimit të cilësisë nga ana e universitetit.
  • Bashkëpunimi me Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) dhe me institucione të tjera publike dhe private;
  • Përgatitja e procedurave për akreditimin institucional dhe për programet e studimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Informimi i përditësuar i personelit të Universitetit lidhur me proceset e vlerësimit të cilësisë si dhe, menaxhimi, organizimi dhe përgatitja e vizitës së ekspertëve për vlerësimin e jashtëm të cilësisë.

Gjithashtu, Zyra e Vlerësimit të Cilësisë dhe Kurrikulës është në dispozicion të studentëve për t'i ofruar atyre të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me Akreditimin Institucional si dhe informacionet lidhur me çdo program studimi.

2. Kontaktet e zyrës

  • Email: [email protected]
  • Tel: 00355 4 2273290
  • Adresa: Godina Qendrore -Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
  • Stafi:  Fjoralba Sharra; KlejdaҪaushi; Elena Simonofski
  • Orari i punës: 08:30-17:00
Na ndiqni