×

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” - Selia Elbasan

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Selia Elbasan, ofron Programin e Studimit në Infermieri. Aktiviteti i saj filloi në vitin 1994 si një Shkollë për Infermierë Profesionistë, përmes një marrëveshjeje të lidhur ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kishës Katolike në Shqipëri, duke përditësuar vazhdimisht programet në bazë të normativave Evropiane.


Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, Selia ElbasanStruktura dhe Organizimi i Selisë Elbasan 

Programi i Studimit në Infermieri zhvillohet edhe në selinë e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Elbasan. Aktiviteti i saj filloi në vitin 1994 si një Shkollë për Infermierë Profesionistë, përmes një marrëveshjeje të lidhur ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kishës Katolike në Shqipëri, duke përditësuar vazhdimisht programet në bazë të normativave Evropiane. Ajo ndan parimet dhe vlerat e Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” që konkretizohen me vënien e studentit në qendër të të gjithë aktivitetit arsimor, duke i siguruar një formim të plotë dhe të personalizuar në nivel kulturor, shëndetësor dhe social, duke vënë së bashku përparimet teknike me rritjen njerëzore dhe etike. 

Ndihmon në zhvillimin e arsimit universitar të të rinjve shqiptarë, të kërkimit shkencor dhe të formimit të vazhdueshëm të personelit shëndetësor vendas, me synim përgatitjen e të diplomuarve, ekspertëve dhe specialistëve të formuar sipas vlerave më të larta morale, të aftë të ndihmojnë në zhvillimin material dhe shpirtëror të shoqërisë. Siguron një proces mësimi dhe vlerësimi të përgatitjes profesionale të një niveli të standardeve evropiane si dhe ofron mundësinë e stazheve në Itali apo të bursave të studimit.

Në përfundim të programit të Diplomuarve u lëshohet një diplomë e përbashkët me Universitetin “Tor Vergata” të Romës, e njohur në Shqipëri, Itali dhe në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Që prej vitit 1994 dhe deri më sot janë diplomuar mbi 300 infermierë, ku mbi 90% e të cilëve janë të punësuar në fushën shëndetësore. 

Studentët zhvillojnë praktikat pranë strukturave shëndetësore publike të qytetit Elbasanit, në strukturën e shërbimit të kujdesit në familje për të sëmurët terminalë të menaxhuar nga Shoqata “S. Giovanna Antida” (Motrat e Dashurisë), pranë ambulancës së vendosur në strukturën e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” si dhe në shkollat e Elbasanit e të qyteteve të tjera.
Struktura përmban: sallë multimediale, klasa seminaresh, bibliotekë, klasë simulimi, shërbimin e mencës, si dhe konviktin për vajza i cili ofron ambjente për studim dhe aktivitete kulturore. 

Kontaktet e Koordinatores së Programit të Studimit në Infermieri:

Arjola Xhikollari

  • Università Cattolica “Nostra Signora del Buon Consiglio”,Selia Elbasan
  • Tel 00355/54253347
  • E-mail: [email protected] 

 

Kontaktet e Sekretarisë Mësimore të Programit të Studimit në Infermieri

Matilda Hasanllari

  • Università Cattolica “Nostra Signora del Buon Consiglio”
  • Tel 00355/54253347
  • E-mail: [email protected]

 

Na ndiqni