Studentët shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë mundësi të kryejnë dhe/apo të përfitojnë nga procedurat e mëposhtëme:
- Mundësi për të kërkuar çregjistrim, ndryshuar status, pezulluar studimet, apo për t'u trasferuar pas regjistrimit në programet përkatëse të studimeve.
- Tarifë e pandryshuar për gjithë kohëzgjatjen e studimeve duke e përshtatur vetëm me treguesin e inflacionit të zonës euro.
- Ndarje në këste e tarifës vjetore për studentët shtetas shqiptarë dhe të huaj nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.
- Tarifë e reduktuar deri në 80% për studentët shtetas shqiptarë dhe të huaj nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova me notë mesatare duke filluar nga 9-a.
- Tarifë e reduktuar deri në 30% për studentin shqiptar që ka vëlla dhe/apo motër të regjistruar si student me status “i rregullt” në vijim të një programi studimesh.
- Pagesë e reduktuar me 80-90% për çdo vit “jashtë programit të studimeve”, pas periudhës ligjore të parashikuar për diplomim.
Tarifat e Studimit 2021-2022 per Studentët Shtetas Shqiptarë
Tarifat vjetore, për aktivitetin mësimor gjatë vitit akademik 2021-2022 për programet e studimit janë si më poshtë:
| Mjekësi dhe Kirurgji, Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji), Farmaci | € 4.765 / vit | 
| Fizioterapi, Infermieri | € 2334 / vit | 
| Ekonomi Ndërmarrjeje | € 2334 / vit | 
| Infermieri (Selia Elbasan) | € 1963 / vit | 
| Arkitekturë | € 3707 / vit | 
Tarifat vjetore, për aktivitetin mësimor gjatë vitit akademik 2021-2022 për programet e studimit pas-diplomimit janë si më poshtë:
| Master i Shkencave në: Ekonomi dhe Menaxhim, Infermieri dhe Obstetrikë, Shkenca Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore | € 2500 / vit | 
| Doktoratë në Statistikë | € 3000 / vit | 
| Specializimet Aftagjata në Fushën e Mjekësisë | € 3000 / vit | 
Tarifat e Studimit 2021-2022 per Studentët Shtetas të Huaj
Për studentët shtetas të huaj të Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Farmacisë, me përjashtim të studentëve nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova dhe anëtarë të urdhrave apo kongregatave fetare (Misionarë), tarifat e mësipërme janë:
-  75 % më shumë për Fakultetin e Mjekësisë
-  50% më shumë për Fakultetin e Farmacisë 
Shënim: Për studentët që kanë filluar të ndjekin programet e studimit në vitin akademik 2013/2014 e në vijim, tarifa vjetore për vitet e ardhshme do të ndryshojë në bazë të indeksit vjetor të inflacionit të Bashkimit Evropian në zonën euro.
Për më shumë informacion në lidhje me Tarifat e Studimit 2021-2022 mund të kontaktoni në:
Tel: +355 42 273 290
Email: [email protected]
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri
 
                    