Edicioni 3-të i Summer School
Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC) e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon Edicionin e 3-të Summer School “Lufta, rindërtimi dhe krijimi i paqes nga rrënjët e luftës deri në vendosjen e një Paqeje të qëndrueshme” . Summer School synon të sigurojë një grup studentësh të diplomuar ndërkombëtar me shtylla shkencore rreth rrënjëve të luftës, paqes dhe çështjeve në ndërtimin e paqes. Në përputhje me traditën e Shkencës Paqësore, programi është ndërdisiplinor dhe përfshin disiplina të tilla si ekonomi, shkenca politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe histori. Summer School është menduar për studentët dhe të diplomuarit që tregojnë interes për studimin shkencor të Paqes dhe janë të gatshëm të vazhdojnë studime universitare të përparuara ose për profesionistë të ardhshëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në ndërtimin e paqes. Për të ofruar një dialog të frytshëm dhe të hapur me docentët, do të zgjidhet një grup i vogël studentësh. Fakulteti (ju lutem shihni listën më poshtë) është i përbërë nga studiues me famë botërore në këtë fushë. Leksionet do të mbahen nga 30 gushti derin në 6 shtator pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Tiranë.
Shkolla Verore organizohet nga CESPIC (www.unizkm.al/index.php/en/research/cespic ) në bashkëpunim me: Institutin e Ekonomisë dhe Paqes (www.economicsandpeace.org ) dhe Confronti (www.confronti.net)
Fakulteti
Raul Caruso, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Drejtor i CESPIC
Arzu Kibris, Universiteti i Warwick
Han Dorussen, Universiteti i Essex
Scott Gates, PRIO
Christos Kollias, Universiteti i Thesalisë
Subhasish Choëdury, Universiteti i Bath
Vincenzo Bove, Universiteti i Warwick
Tobias Böhmelt, Universiteti i Essex
Michele di Maio, Universiteti i Napolit Parthenope
Roberto Ricciuti, Universiteti i Veronas.
Aplikimi: ju lutemi kontaktoni: [email protected] dhe duke dërguar një curriculum vitae të detajuar dhe informacione të tjera të rëndësishme mbi personin tuaj. Letër referenca nuk kërkohet, por pranohet me kënaqësi. Kërkesa duhet të paraqitet brenda datës 31 korrik 2018. Duke qënë se kriteri i parë për seleksionimet do të merret në konsideratë, jeni te lutur të aplikoni herët, pasi vendet në program janë të kufizuara.
Tarifa: 500 euro. Tarifa përfshin drekën. Mund të jepet një numër i vogël bursash studimi.
Akomodimi: zgjidhjet për akomodimit mund të ofrohen brenda ose pranë kampusit që ndodhet në qendër të Tiranës.