Nga data 27 deri më 30 maj 2025, një grup studentësh të programit të studimit Bachelor në Ekonomi Ndërmarrjeje dhe programit Master në Ekonomi dhe Menaxhim, të shoqëruar nga profesorët Prof. Asc. Klodian Muco, PhD Blerina Metanj dhe PhD Bardhe Karra, morën pjesë në Workshop-in Evropian “Introductory Summer School” dhe Workshop-in e XV NERI me titull " Local Public Service Provision and Quality of Institutions ", të organizuar nga Departamenti i Ekonomisë i Universitetit të Chieti-Pescara G. D’Annunzio.
Për katër ditë intensive, studentë dhe pedagogë nga vende të ndryshme, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Italinë, morën pjesë në leksione interaktive, seminare, prezantime punimesh, diskutime dhe aktivitete praktike, duke përjetuar një përvojë të ndryshme akademike.
Workshop-i ishte një mundësi e vërtetë për shkëmbim kulturor dhe krahasim ndërkombëtar me studentë dhe pedagogë nga universitete të tjera, gjë që u lejoi pjesëmarrësve të përjetonin nga afër vlerën e shkëmbimit akademike: largimin nga salla, udhëtimin, takimin me realitete të reja dhe të parit e çështjeve globale.
Nisma është pjesë e projektit TNE-DeSK (Developing Shared Knowledge in Innovative Materials and Digital Transformation for Sustainable Economy and Green Transition), i cili promovon mobilitetin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin akademik midis 10 universiteteve italiane dhe 68 universiteteve ndërkombëtare nga Amerika Latine, Ballkani dhe Turqia, përfshirë universitetin tonë. Përmes shkëmbimeve, kërkimit dhe trajnimit, projekti synon të zhvillojë aftësi mbi inovacionin, qëndrueshmërinë dhe transformimin digjital.
Nisma nxiti dialogun midis institucioneve universitare mbi çështje kyçe për zhvillimin e aktiviteteve të ardhshme. Një mundësi unike për studentët tanë për të përjetuar dimensionin evropian të universitetit, për të forcuar aftësitë transversale dhe për të ndërtuar rrjete profesionale përtej kufijve. Dhe universiteti ynë vazhdon të investojë në këto mundësi.