×

Regjistrim në vitin e parë - NON UE

...


Për t'u njoftuar me e-mail mbi të rejat rreth procedurave të pranimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" mund të shprehni interesin tuaj duke plotësuar formularin që gjeni në linkun e mëposhtëm: Shprehje interesi

Kriteret e pranimit në programet e Ciklit të I-rë dhe në ato të integruara të Ciklit të dytë për vitin akademik 2024-2025: 

Kriteret e pranimit 2024-2025.pdf[Shkarko]

Për t’u pranuar në programet e studimit të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", kandidatët e huaj të vendeve që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian (jo-BE) duhet të:

  • Jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm;
  • Plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës së mesme të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 436, të dt. 03.06.2020 i ndryshuar me VKM Nr. 46 dt. 27.01.2021 të Republikës së Shqipërisë sipas së cilit nota mesatare për t’u pranuar në vitin akademik 2024-2025 duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se 6.5 (referuar sistemit arsimor shqiptar).
  • Rezultojnë fitues ne testimin e pranimit që zhvillohet pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri:

- Për programet e studimit në Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieristikë apo Fizioterapi, testimi i pranimit përfshin:

  1. Testim me shkrim në gjuhën italiane, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në lëndët si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi - 30 pikë;
  2. Testim mbi njohjen e gjuhës italiane - 20 pikë;
  3. Notën mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme - 30 pikë;

- Për programin e studimit në Arkitekturë, testimi i pranimit përfshin:

    1. Testim me shkrim, në italisht, i organizuar në formë pyetjesh me alternativa, për të vlerësuar njohuritë e kulturës së përgjithshme të zotëruar nga kandidati– 30 pikë
    2. Notën mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme – 30 pikë.

- Për programin e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje dhe Farmaci renditja e kandidatëve do të kryhet duke u bazuar vetëm në mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme.

*Kandidatët e huaj që nuk e kanë përfunduar arsimin e mesëm në Itali ose në një shkollë të mesme ku gjuha zyrtare e mësimit nuk është gjuha italiane, duhet të kenë Certifikatën e mbrojtjes së gjuhës italiane të paktën në nivelin B1, siç parashikohet në Udhëzimin Nr. 52 datë 03/12/2015, ose të kryejnë testimin mbi njohjen e Gjuhës Italiane të organizuar nga Universiteti Katolik ZKM në momentin e regjistrimit.

Datat e testimeve të pranimit dhe procedurat përkatëse për vitin akademik 2022-2023 do të publikohen së shpejti nëpërmjet bandove/thirrjeve për aplikim në faqen zyrtare të universitetit dhe në rrjetet tona sociale. Aplikimi kryhet online në portalin e universitetit: http://admissions.unizkm.al duke ngarkuar në mënyre elektronike (të skanuar në format pdf) dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Diplomë e shkollës së mesme (nëse e disponon);
  2. Certifikatë e Diplomës së shkollës së mesme me të dhënat përkatëse (provimi me shkrim, provimi me gojë, kreditet, pikët shtesë), që përbëjnë vlerësimin e përgjithshëm të Maturës Shtetërore. Në mungesë të certifikatës, mund të bashkëlidhet një vërtetim i vulosur dhe nënshkruar nga shkolla e mesme me vlerësimin e përgjithshëm të Maturës Shtetërore dhe rezultatet e detajuara (provim me shkrim, provim me gojë, etj). 
  3. Dëftesat e të gjitha viteve të shkollës së mesme;
  4. Kartë identiteti ose pasaportë.

Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana e tyre dokumentet e regjistrimit të përcaktuar në bandon e pranimit/thirrjen për aplikim.

Për informacione orientuese jeni të lutur të konsultoni bandot/njoftimet e pranimit të vitit akademik 2023-2024 në linket e mëposhtme:

 

Bando di ammissione per i cittadini stranieri non-UE Facoltà di Medicina 2023-2024 pdf

Bando Architettura cittadini non-UE A.A 2023- 2024.pdf

Bando Farmacia cittadini non-UE A.A 2023- 2024.pdf

Bando Economia Aziendale cittadini non-UE A.A 2023- 2024.pdf

 

Njehsimi i diplomave të huaja

Kandidatët e shpallur fitues duhet të kryejnë procedurën e Njehsimit të diplomës së shkollës së mesme brenda afatit të përcaktuar në Bandon/njoftimin për aplikim. Regjistrimi si student i këtyre kandidatëve bëhet me rezervë, deri në përfundim të procedurës së Njehsimit të dokumentacionit shkollor të tyre pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) të Republikës së Shqipërisë. Për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, jeni të lutur të klikoni në linkun e mëposhtëm:Njehsimi i diplomës së shkollës së mesme. 

 

 

Na ndiqni