×

Qendra universitare e gjuhëve

Qendra Universitare e Gjuhëve "Zoja e Këshillit të Mirë" (CLANSBC) është themeluar në vitin 2014 si një strukturë ndëruniversitare e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" të Tiranës.


Qendra Universitare e Gjuhëve ZKM synon:  

  • të zhvillojë dhe të koordinojë mësimdhënien e gjuhëve të huaja si dhe punën kërkimore lidhur me këtë fushë;
  • të organizojë kurse të të gjitha niveleve, kurrikulare dhe extrakurrikulare të gjuhëve: italiane, angleze, shqipe dhe gjermane;
  • të organizojë kurse kualifikimi dhe trajnimi në fushën gjuhësore;
  • të lëshojë çertifikata gjuhësore, të njohura në nivel evropian dhe ndërkombëtar;
  • të organizojë konferenca, seminare në bashkëpunim me universitete të tjera, institucione publike dhe private, kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • të marrë pjesë në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për kërkim shkencor dhe formim në fushën gjuhësore.

Qendra Universitare e Gjuhëve "Zoja e Këshillit të Mirë" ofron shërbime konsulence gjuhësore për të gjitha strukturat e universitetit, për studentët si dhe persona të jashtëm.

Na ndiqni