×

Qendra Sportive

Veprimtari sportive dhe kulturore- Shoqata Sportive


Organizimi i veprimtarive sportive dhe kulturore i është besuar shoqatës sportive; një projekt i lindur dy vite më parë, si një nismë e studentëve të universitetit.

Veprimtaritё sportive që organizohen në favor të studentëve të regjistruar janë shumë të gjera dhe të larmishme dhe mbulojnë pothuajse të gjithë gamën e sporteve të ushtruara në Shqipëri.

Shoqata ka realizuar disa projekte:
● turne për të zbuluar Shqipërinë, gjatë të cilëvestudentët kanë ushtruar sporte të ndryshme si: ecje, ngjitje, scuba diving, kayaking, stand up vozis, mountain biking, off road;
● koncerte muzikore dhe festivale për të nxitur talente të reja;
● marrëveshje me palestra të ndryshme dhe qendra Wellness, për t’u ofruar studentëve mundësi më të lira ekonomike për të mbajtur trupin në formë;
● kinema në gjuhën italiane.

Gjithashtu, janë krijuar ekipe të ndryshme futbolli, volejbolli, basketbolli, trajnime funksionale, kick boks, boks, të cilat kanë mundësuar pjesëmarrjen e studentëve në turne të ndryshme dhe në aktivitete sportive të sporteve të lartpërmendura, ose për të përfaqësuar Universitetin në turne ndër-universitare.


Fusha e Sportit

Kampusi Universitar disponon hapësira sportive për studentët e saj, për të mundësuar argëtimin e tyre. 

Fusha e futbollit ёshtё inauguruar në maj të vitit 2014, gjatë turneut vjetor të futbollit midis fakulteteve të ndryshme të Universitetit. Studentët e apasionuar pas sportit dhe veçanërisht pas futbollit, të organizojë ndeshje miqësore gjatë gjithë vitit akademik, për të përçuar një mesazh gëzimi, feste, argëtimi dhe mbi të gjitha një mundësi për dialog dhe miqësi midis tyre.

Disa studentë gjithashtu kanë krijuar një faqe në Facebook, përmes së cilës ata komunikojnë dhe koordinojnë skuadrat dhe orët e ndeshtjeve, të hapura edhe për studentë apo të njohurqë nuk janë pjesë e Universitetit. 
 

Na ndiqni