×

Prof. Elona Mehilli merr pjesë në Javën Ndërkombëtare të Stafit në Universitetin e Seviljes në kuadër të programit Erasmus+

Në kuadër të programit Erasmus+ për mobilitetin ndërkombëtar të stafit për mësimdhënie, Prof. Elona Mehilli, Pedagoge e Gjuhës dhe Kulturës Angleze, mori pjesë në Javën Ndërkombëtare te stafit te zhvilluar në Universitetin e Seviljes, Spanjë, gjatë datave 19-23 maj 2025.

Ky event bashkoi akademikë nga e gjithë bota për të nxitur shkëmbimin kulturor, bashkëpunimin akademik, administrativ dhe zhvillimin personal. Aktivitetet u fokusuan në ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta. Përmes seminareve dhe trajnimeve, ky event kontribuoi në ndërtimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe promovimin e kërkimit shkencor dhe arsimit cilësor.

Gjatë kësaj jave, mbi 160 profesionistë dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës morën pjesë, duke përfshirë Anglinë, Gjermaninë, Italinë, Greqinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Ukrainën, Gjeorgjinë, Turqinë, Afrikën e Jugut, Hungarinë, Holandën, Portugalinë dhe shumë vende të tjera.

Na ndiqni