×

Pajisja me Leje Qëndrimi

Shtetasit e huaj kanë nevojë të pajisen me leje qëndrimi sipas Ligjit Nr. 108/2013 “PËR TË HUAJT”, Neni 52 (Leja e qëndrimit për studentë dhe nxënës shkolle) pika 1, pika 2 dhe pika 3.


Shtetasit e huaj kanë nevojë të pajisen me leje qëndrimi sipas Ligjit Nr. 108/2013 “PËR TË HUAJT”, Neni 52 (Leja e qëndrimit për studentë dhe nxënës shkolle) pika 1, pika 2 dhe pika 3.

1. I huaji, i cili ka hyrë dhe qëndron në Republikën e Shqipërisë për qëllime studimi, pranë një institucioni arsimor publik apo privat të njohur nga shteti shqiptar, ka të drejtë të aplikojë për leje qëndrimi, sipas kritereve të përgjithshme të përcaktuara në nenet 34, 37 dhe 38 të këtij ligji.

2. I huaji, i pranuar në një institucion arsimor, apo që merr pjesë në trajnime ose praktika profesionale, pajiset me leje qëndrimi, me afat jo më shumë se një vit, kur lëshohet për herë të parë dhe mund të shtyhet çdo herë me një vit deri në përfundimin e shkollës, të studimeve ose të praktikës. Në rast se kohëzgjatja e kursit është më e vogël se një vit, afati i lejes së qëndrimit është i barabartë me kohëzgjatjen e kursit. 

3. I huaji duhet të provojë se është pranuar nga institucioni arsimor, se ka njohuri të mjaftueshme të gjuhës së shkollimit ose trajnimit, si dhe disponon mjete financiare të mjaftueshme për jetesën në Republikën e Shqipërisë gjatë studimeve. Për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit, përveç të tjerash, i huaji duhet të provojë mbi progresin e bërë në drejtim të studimeve, sipas legjislacionit në fuqi.
 

Na ndiqni