×

NJOFTIM - Për pozicion të lirë pune: KUZHINIERE

Fondacioni ZKM kërkon të punësojë një kuzhiniere. Pozicioni i punës është provizor duke qenë zëvëndësim i lejes së lindjes. Kontrata do të jetë me kohë të plotë, me kohëzgjatje një-vjeçare, me periudhën e provës tre-mujore, duke filluar brenda muajit tetor 2025.


Kandidatët duhet të plotësojnë  kriteret e poshtëshënuara:

  1. Diploma e shkollës së mesme.
  2. Eksperiencë punë në pozicionin e kuzhinieres.
  3. Njohuri të mira në gjuhën italiane.
  4. Të jetë një person korrekt, fleksibël, konfidencial, me aftësi shumë të mira komunikuese dhe interpersonale.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara me e-mail në adresën: [email protected], me objekt: Pozicioni i punës: Kuzhiniere, brenda datës 25.09.2025, ora 17.00. 

Dokumentet e kërkuara janë:

  1. Kërkesë drejtuar Presidentit (në gjuhën italiane);
  2. Curriculum Vitae (në gjuhën italiane) i firmosur;
  3. Kopje e diplomës dhe certificatës së notave;
  4. Kopje e certifikatave/vërtetimeve që lidhen me kompetencat e profesionit të kuzhinieres dhe me eksperiencën në këtë pozicion.
  5. Kopje e kartës së identitetit.

Intervista me kandidatët do të zhvillohet në ditët në vijim e cila do të komunikohet nga  Zyra e Personelit të Fondacionit ZKM.

Trajtimi i të dhënave personale:

Të dhënat personale të ofruara nga kandidatët do të mblidhen nga Fondacioni NSBC ekskluzivisht për qëllime të menaxhimit të procedurës së përzgjedhjes, duke respektuar kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale.

Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë është i përkushtuar për të siguruar një proces rekrutimi të drejtë, të sigurt, gjithëpërfshirës, ​​respektues dhe pa diskriminim, duke garantuar mundësi të barabarta punësimi për të gjithë.

Presidenti 
Fr. Ruggero Valentini

 

Na ndiqni