×

NJOFTIM për përzgjedhje Docentësh për Gjuhën Angleze pranë Qendrës Universitare të Gjuhëve të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Fondacioni NSBC synon të punësojë Docentë të Gjuhës Angleze për Qendrën e Gjuhës Universitare në Universitetin Katolik ZKM. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë një vit, për një angazhim me kohë të pjesshme duke filluar nga Marsi 2024.


NJOFTIM DOCENTË për mësimdhënien e Gjuhës Angleze për Qendrën Universitare të Gjuhëve pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Fondacioni NSBC synon të punësojë Docentë të Gjuhës Angleze për Qendrën e Gjuhës Universitare në Universitetin Katolik ZKM. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë një vit, për një angazhim me kohë të pjesshme duke filluar nga Marsi 2024.

Kandidatët duhet të zotërojnë:

  • Master Shkencor ose tituj të tjerë akademikë në Gjuhën Angleze;
  • Përvojë mësimdhënieje, kualifikime, kurse përditësimi dhe eksperienca lidhur me Gjuhën Angleze;
  • Aftësi komunikuese, organizuese dhe për të punuar.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë gjithë dokumentacionin e kërkuar në adresën e-mail: [email protected], me objekt: Pozicion pune: Docentë për mësimdhënien e Gjuhës Angleze, brenda datës 20 mars 2024, ora 17.00:

  1. Kërkesa drejtuar Rektorit (në anglisht);
  2. Curriculum Vitae i firmosur (në anglisht);
  3. Kopje të titujve të tjerë;
  4. Kopje e një dokumenti identiteti;
  5. Kopje e titullit të studimit dhe të certifikatës së notave;
  6. Kopje dokumentacioni tjetër (kurse formimi, eksperienca pune, etj);
  7. Eksperienca të tjera gjuhe të dokumentuara me certifikata, dëshmi, etj.

Nuk do të pranohen kërkesa me dokumentacion të paplotë dhe/ose jo konform me sa është kërkuar nga ky njoftim.

Përzgjedhja do të zhvillohet në vijim të komunikimit nga Zyra e Personelit të Universitetit Katolik ZKM.

Trajtimi i të dhënave personale

Të dhënat personale të kandidatëve do të mblidhen nga Fondacioni ZKM eksluzivisht për procedurën e përzgjedhjes, duke respektuar kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale.

Rektori
Prof. Leonardo Palombi 

Seguici su