Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" bashkëpunon vazhdimisht me institucione të tjera të arsimit të lartë vendas dhe të huaj. Një nga format e këtij bashkëpunimi frytdhënës është pjesëmarrja në organizimin e konferencave shkencore, siç ishte Konferenca e 8-të Shkencore Ndërkombëtare e Fakultetit te Shkencave e mbajtur në Universitetin e Tetoves në datat 7 dhe 8 maj 2025.
Dr. Shk. Prunela Poliçi, coordinatore e programit të studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fakulteti i Mjekësisë në UKZKM mori pjesë në konferencë me një prezantim oral shkencor në fushën e Stomatologjisë. Qëllimi i konferences ishte nxitja dhe promovimi i bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve në fushën e kërkimit shkencor dhe atë të aplikimit klinik në shkencat mjekësore.