
Titulli i projektit: Integratorët dhe nutraceutikët në aktivitet fizik dhe sport: deficiencat, përdorimi, tregtimi dhe njohja e tyre nga komuniteti i sportit në vendin tonë
Programi: Programi Kombëtar i Kërkimit dhe Zhvillimit 2024-2025 (PKKZH), Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)
Kohëzgjatja: 18 muaj
Fillimi i projektit: 2024
Përfundimi i projektit: 2026
Përmbledhje:
Qëllimi i Projektit
Investigimi, hulumtimi dhe trajtimi në mënyrë holistike, gjithëpërfshirëse e mbi baza të njohurive akademike, shkencore e profesionale ҫështjet e nivelit të përdorimit, natyrës së suplementeve nga komuniteti fizikisht aktiv në vendin tonë, vlerësimi i nivelit të njohurive për to, ndikimin e faktorëve shoqërues dhe ndikimin e politikave të tregtimit dhe marketimit në përdorimin e papërshtaëshëm të tyre nga ky komunitet.
Objektivat e projektit
- Investigimi dhe vlerësimi i shkallës, nivelit dhe llojeve të suplementeve që përdoren nga grupe që merren me aktivitet fizik dhe sport në vendin tonë.
- Analizimi dhe evidentimi i pamjaftueshmërive të disa indikatorëve ushqimorë të domosdoshëm për shëndetin muskulo-skeletor në subjekte që kryejnë aktivitet fizik të rregullt dhe sport.
- Vlerësimi i shkallës së njohjes së integratorёve/nutraceutikёve nga komuniteti i fitnesit/sportit (pёrfshire palestrat, studentet e UST, klubet sportive) dhe sensibilizimit të tyre mbi keqpërdorimin, abuzimin dhe efektet e padëshiruara.
- Njohja e komunitetit akademik e shkencor dhe grupeve të interesit me të dhënat e përftuara e të analizuara në kuadër të projektit dhe hapja e një debati shkencor akademik në lidhje me to.
Koordinator: Universiteti i Sporteve të Tiranës
Partnerë: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”; Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës;
Person kontakti: Prof. Asc. Silvi Bozo [email protected]
Website