Studentët dhe stafi i interesuar për të kryer një periudhë mobiliteti në UKZKM në kuadër të Programit Erasmus+ 2021–2027, KA171 – Lëvizshmëria Ndërkombëtare e Studentëve dhe Stafit, lëvizshmëria e përzier ose në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe, duhet të verifikojnë me Zyrën e tyre Ndërkombëtare apo të Mobilitetit nëse institucioni i tyre i origjinës ka nënshkruar një marrëveshje dypalëshe të vlefshme me UKZKM.
Pjesëmarrja në mobilitet kërkon një përzgjedhje zyrtare dhe emërim formal nga institucioni i arsimit të lartë të origjinës, si dhe pranim zyrtar nga ana e UKZKM-së.
Studentët dhe stafi i përzgjedhur do të kontaktohen nga UKZKM për t’u mbështetur në procedurat e aplikimit, afatet, dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrat e zhvillimit të mobilitetit, që mund të përfshijë aktivitete studimi, praktikë, mësimdhënie ose trajnimi.
Rekomandohet gjithashtu që të njiheni me rregulloret për vizat, siguracionin, akomodimin dhe mbështetjen gjuhësore, për të siguruar një përgatitje të plotë për përvojën e mobilitetit.
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Projekteve formuese e kërkimore të UKZKM-së në adresat [email protected] ose [email protected].
ERASMUS +_2025_2026 fiche Catholic University Our Lady of Good Counsel Tirana.pdf