×

Roli i mikotoksinave në pacientët onkologjikë

Projekti përfaqëson një kërkim të rëndësishëm që adreson lidhjen midis pranisë së mikotoksinave në organizëm dhe simptomave neuropsikiatrike tek pacientët me kancer. Në mungesë të të dhënave kombëtare për këtë çështje, ky projekt do të realizojë për herë të parë në Shqipëri një studim sistematik mbi llojet dhe efektet e mikotoksinave tek pacientët onkologjikë, në bashkëpunim me QSUT, Universitetin e Barit “Aldo Moro” dhe qendrat kërkimore italiane CNR e ISPA.


Titulli i projektit: Roli i mikotoksinave në pacientët onkologjikë

Programi: Programi Kombëtar i Kërkimit dhe Zhvillimit 2025 (PKKZH), Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)

Kohëzgjatja: 2 vjet

Përmbledhje:
Projekti përfaqëson një kërkim të rëndësishëm që adreson lidhjen midis pranisë së mikotoksinave në organizëm dhe simptomave neuropsikiatrike tek pacientët me kancer. Në mungesë të të dhënave kombëtare për këtë çështje, ky projekt do të realizojë për herë të parë në Shqipëri një studim sistematik mbi llojet dhe efektet e mikotoksinave tek pacientët onkologjikë, në bashkëpunim me QSUT, Universitetin e Barit “Aldo Moro” dhe qendrat kërkimore italiane CNR e ISPA.
Ky projekt do të kontribuojë në përmirësimin e të kuptuarit të ndikimit të mikotoksinave në shëndetin mendor të pacientëve, si dhe në përcaktimin e politikave të reja shëndetësore dhe sociale për këtë kategori të ndjeshme.

Përgjegjës shkencor: PhD. Elisa Domi [email protected]

Na ndiqni