×

Zyra e Pranimeve

Zyra e Pranimeve ofron një shërbim informacioni dhe orientimi për të gjithë ata që janë të interesuar të studiojnë në Universitetin Katolik ZKM.


1. Informacione të përgjithshme dhe shërbimet e ofruara.

Zyra e Pranimeve ofron një shërbim informacioni dhe orientimi për të gjithë ata që janë të interesuar të studiojnë në Universitetin Katolik ZKM.

Shërbimet kryesore të ofruara:

1. Ofron informacione të përgjithshme dhe mbështetje për:

  • programet e studimit, taksat dhe kontributet;
  • proçedurat e pranimit, transferimit të studimeve dhe program të dytë studimi, gjatë regjistrimit on-line të kandidatëve në portalin e pranimeve: http://admissions.unizkm.al

2. Organizon dhe menaxhon proçedurën e pararegjistrimit që përfshin regjistrimin në testimin e pranimit dhe kryerjen e pagesës së tarifës së përcaktuar për pjesëmarrje në testimin e pranimit.

3. Menaxhon grupin e të interesuarve "Shprehje Interesi" dhe i dërgon pjesëmarrësve të këtij grupi, njoftimet e nevojshme për proçedurat e pranimit.

 

2. Kontaktet e zyrës

Zyra:

  • Godina Qendrore - Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
  • Godina e Kuqe - Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
  • Orari i Punës: 08.00-16.30
  • Stafi: - Suela Fetau
               Ardita Pinari

E-mail: [email protected]
Tel: 00355 4 2273290
Fax: 0035542243291

Na ndiqni