Sot kanë nisur regjistrimet në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në programet e studimit: Ekonomi, Farmaci, Arkitekturë, Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieri, Fizioterapi.
Maturanët që kanë fituar të drejtën e studimit duhet të paraqesin pranë sekretarive mësimore dokumentet e mëposhtme për t’u regjistruar:
- Diplomë origjinale e së shkollës së mesme dhe kopje e noterizuar;
- Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës;
- Dy fotografi;
- Mandat pagesa e taksës së regjistrimit;
- Mandat pagesa e këstit të parë të tarifës ose tarifës së plotë.
Regjistrimet do të vijojnë deri në datën 15 shtator 2021.
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të jetë i hapur çdo ditë në orarin 8:00-17:00 për regjistrime.
Për më shumë informacione na kontaktoni: Tel: +355 42 273 290; E-mail: info@unizkm.al; Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”, Tiranë.
Ju mirëpresim!