Niveli i Studimit – Programi i Ciklit të Dytë
Fusha e Studimit – Shkenca të Menaxhimit
ETCS – 120 kredite
Kohëzgjatja e programit të studimit – 2 vite akademike
Forma e studimit – Me kohë të plotë
Gjuha e mësimdhënies – Italisht
Ekonomi dhe Menaxhim
Masteri Shkencor është një vazhdim i studimeve pas Ekonomi Biznesi dhe parashikon një zgjatje 2-vjeçare dhe marrjen e 120 krediteve formuese (ECTS). Qëllimi i Masterit Shkencor i Nivelit të Dytë është të mundësojë një specializim të njohurive dhe aftësive për formimin e menaxherëve dhe drejtuesve. I diplomuari në master, mund të futet në tregun e punës me një formim të një niveli të lartë ose nëpërmjet studimeve kërkimore në doktoratë.
Objektivat formues
Masteri në Ekonomi dhe Menaxhim është menduar për të ofruar studime të specializuara të orientuara për formimin e subjekteve të aftë për të hyjnë në tregun e punës me funksione menaxheriale. Procesi formues synon përvetësimin e njohurive të forta për të përmbushur rolet dhe funksionet strategjike ose përgjegjësitë drejtuese dhe organizuese në sektorin publik dhe/ose privat si dhe kompetenca specifike që lejojnë zhvillimin e një vizioni sistematik dhe të integruar e problemeve menaxhuese të organizimit ekonomik. Programi i Studimit synon, nëpërmjet një qasjeje ndërdisiplinore, të formojë figura profesionale me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të marrë vendime në kontekste pasigurie, duke marrë parasysh logjikën ekonomike dhe strategjike.
Mundësi Punësimi
Të diplomuarit në Ekonomi dhe Menaxhim mund të punësohen në kompanitë që veprojnë në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, në supermarkete dhe tregun me pakicë, në sektorin e bankave dhe sigurimeve, në kompanitë që ofrojnë shërbime publike (drita, ujë, gaz, transport etj.), dhe në përgjithësi në ato të shërbimeve. Veçanërisht, në sektorin publik, mundësitë profesionale lidhen me të gjitha strukturat qëndrore dhe periferike të administratave publike.
PROGRAMI I STUDIMIT
LM 77 – EKONOMI DHE MENAXHIM
Sektori i studimit |
Lëndë |
ETCS |
Viti i parë |
||
SECS-P/05 |
Ekonometria |
8 |
SECS-S/07 |
Ekonomi biznesi dhe organizim |
8 |
SECS-S/07 |
Programim, planifikim dhe kontroll |
8 |
SECS-P/08 |
Menaxhim prodhimi |
8 |
SECS-P/09 |
Financë biznesi |
8 |
SECS-S/03 |
Statistikë ekonomike |
8 |
Viti i dytë |
||
IUS-04 |
E drejtë tregtare ndërkombëtare |
8 |
SECS-P/01 |
Konvergjenca ndërkombëtare dhe rritja ekonomike |
8 |
SECS-P/06 |
Ekonomi e tregjeve dhe e rregullatorëve |
8 |
SECS-P/07 |
Menaxhim ndërkombëtar |
8 |
3 lënde me zgjedhje |
||
IUS-01 |
E drejtë dhe teknika kontratuale |
6 |
IUS-05 |
E drejta e tregjeve financiare |
6 |
IUS-10 |
Prokurimet publike |
6 |
SECS-P/03 |
Ekonomi publike |
6 |
SECS-P/07 |
Ekonomi biznesi dhe inovacioni |
6 |
SECS-P/07 |
Etika ekonomike dhe sociale e ndërmarrjeve |
6 |
SECS-P/07 |
Komunikim jo financiar i bizneseve |
6 |
SECS-P/10 |
Organizim dhe menaxhim i burimeve njerëzore |
6 |
SECS-S/06 |
Metoda matematikore per financën |
6 |
SECS-P/13 |
Tekonologjia e cikleve prodhuese |
6 |
SECS-P/01 |
Ekonomi dhe Etikë |
6 |
Aktivitete të tjera |
||
L-LIN/12 |
Gjuhë angleze |
4 |
Tema e diplomës |
18 |
|
Totali ECTS |
180 |