Në periudhën nga data 12 deri më 16 maj 2025, në kuadër të projektit Erasmus+, specifikisht të Mobilitetit Nderkombetar të stafit akademik dhe administrativ, Dr. Prunela Poliçi dhe Klarita Marga u pritën nga Fakulteti i Mjekësisë së Universitetit të Romës Tor Vergata me qëllim shkëmbimin e përvojës me këtë realitet europian. Institucioni pritës kishte organizuar një axhendë me aktivitete të ndryshme akademike dhe administrative në Fakultetin e Mjekësisë. Dr. Poliçi mbajti një cikël leksionesh në modulin e Propedeutikës Klinike në kuadër të Kursit të Integruar të Principeve të Stomatologjisë. Klarita Marga zhvilloi takime me stafin e Sekretarise Didaktike dhe ate te Studenteve. Përvoja e bashkëndarë midis dy realiteteve mundëson njohjen me mekanizma të rinj që mund të përdoren dhe zbatohen në punën e përditshme me nxënësit dhe pedagogët.
Me këtë rast ata patën mundësinë të integrohen në kontekstin e ri akademik, të njihen me figura të ndryshme të rëndësishme akademike dhe administrative që i përkasin Fakultetit të Universitetit, të krahasojnë dhe shkëmbejnë strategji për aktivitetet e ndryshme kërkimore dhe të krijojnë njohuri dhe perspektiva të reja për bashkëpunimet e ardhshme si dhe promovimin e diversitetit kulturor.