Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, nëpërmjet Prof. Mauro Bisceglia, organizon një Konferencë në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Barit Aldo Moro, me temën "Edukimi Financiar: Etika, Kultura, Rritja"
Aktiviteti do të zhvillohet më 3 nëntor 2022 në orën 10:30, në modalitetin miks: në prani në sallën e leksioneve të Departamentit të Ekonomisë dhe Financës të Universitetit të Barit dhe në distancë, në platformën Teams.
Konferenca është pjesë e aktiviteteve të CRISU dhe në të do të jetë i pranishëm Drejtori, Atë Appolinaire Anguissa Metogo. Gjithashtu, është parashikuar edhe në programin ndërministror të muajit të Edukimit Financiar, # TetorEdufin2022, publikuar në faqen e qeverisë, quelcheconta.gov.it
Krahas përshëndetjeve institucionale të Rektorëve të dy universiteteve, Prof. Ardian Ndreca dhe Prof. Stefano Bronzini, do të flasë edhe Zv. Ministrja e Arsimit e Qeverisë Shqiptare, Znj. Albana Tole. Përshëndetje do të sjellë edhe Arqipeshkvi i Arqidioqezës së Barit, Mons. Giuseppe Satriano.
Janë parashikuar edhe fjalime të vyera nga bota e financës, në veçanti:
Kav. Augusto Dell'Erba, President i Federcasse
Av. Teresa Fiordelisi, Zëvendës Kryetar i Iccrea Banca SpA
Znj. Magda Bianco, Drejtuese e Departamentit të Mbrojtjes së Klientit dhe Edukimit Financiar të Bankës së Italisë.
Av. Alessandro Mele, President i Bankës së Kreditit Kooperativ në Putignano
Znj. Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Mikrofinancës në Shqipëri