×

CEEPUS

CEEPUS III "Central European Exchange Program for University Studies", është një program ndërkombëtar shkëmbimi. Aktiviteti kryesor i CEEPUS-it janë rrjetet universitare të cilat operojnë me programe të përbashkëta studimi, dhe që idealisht çojnë në programe të përbashkëta doktorature midis vendeve anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Ballkanit.


Çfarë është CEEPUS?

CEEPUS III  "Central European Exchange Program for University Studies", është një program ndërkombëtar shkëmbimi. Aktiviteti kryesor i CEEPUS-it janë rrjetet  universitare të cilat operojnë me programe të përbashkëta studimi, dhe që idealisht çojnë në programe të përbashkëta doktorature midis vendeve anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Ballkanit.

Vendet anëtare të CEEPUS III janë: Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Moldavia, Polonia, Rumania, Serbia, Republika e Sllovakisë, Sllovenia, Kosova (Universiteti i Prishtinës).

Në këtë kuadër CEEPUS mbulon bursa  mobiliteti për studentët dhe stafin akademik.

_______________

Çfarë financon CEEPUS?

Bursat e CEEPUS III janë gjithëpërfshirëse, dhe mbulojnë koston e jetesës, shpenzimet për tarifat laboratorike sipas praktikës së përgjithshme në vendin pritës, aty ku është e mundur, si dhe strehimin dhe sigurimin bazë mjekësor, ku është e mundur,  gjatë qëndrimit në një vend pritës. Bursat e CEEPUS III llogariten duke marrë parasysh koston e jetesës në vendin pritës përkatës dhe inflacionin.

Në CEEPUS, nuk ka transferim të fondeve: në vend të kësaj ekziston një monedhë e brendshme e "1 muaj- bursë". Bursat financohen, me përjashtim të shpenzimeve të udhëtimit, nga vendi pritës.

Shpenzimet e udhëtimit, financohen vullnetarisht ose nga institucionet (të origjinës dhe pritëse) në rast se kjo hyn në praktikat e tyre institucionale.

_______________

Pjesëmarrja e UKZKM

Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë është partner në rrjetin  Ethics and Politics in the European Context: CIII-PL-0702-08-1920 nëpërmjet pjesëmarrjes së Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike e Sociale.

Për më shumë informacion mbi rrjetin:

 www.ethicsandpolitics.euhttps://www.ceepus.info/default.aspx?CMSPage=65#nbb.

Koordinatorët kombëtarë pranë Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit: http://nasri.gov.al/programi-ceepus-iii/.

Koordinatori shkencor dhe personi i kontaktit për UKZKM: Prof. Raul Caruso [email protected].

Burimi: Faqet web të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit  dhe programit CEEPUS.

Na ndiqni