Lloji i diplomës – Program Studimi 3-vjeçar
Fusha e studimit – Shkenca Biomjekësore
ECTS - 180
Vite Akademike - 3
Lloji i studimit - Me kohë të plotë
Gjuha - Italisht
Infermieristika është një disiplinë e Mjekësisë, që trajton dhënien e ndihmës mjekësore ndaj të sëmurëve, kurimin e tyre dhe përkujdesjen ndaj individëve për të mbajtur dhe përmirësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Për këtë arsye është një profesion me vlerë të lartë shoqërore, që e vendos infermierin në një marrëdhënie të ngushtë me të sëmurin, familjen dhe kontekstin e tij.
Profili Profesional
Infermieri është një profesionist që merret me asistencën infermieristike, kuruese, qetësuese dhe rehabilituese ndaj pacientëve. Ai merr pjesë në përcaktimin e nevojave shëndetësore, planifikon, administron dhe vlerëson ndërhyrjen asistenciale, garanton zbatimin e saktë të udhëzimeve mjekësore diagnostikuese dhe kuruese. Infermieri ndihmon në kërkimin shkencor, në formimin universitar dhe në atë të personelit ndihmës, dhe pas diplomimit mund të specializohet në fusha të ndryshme ose të frekuentojë mastera profesionalë ose masterin shkencor, etj.
Informacione të përgjithshme
Programi i Studimit ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike, që ndahen në 6 semestra studimi dhe që parashikojnë marrjen e 180 krediteve universitare (ECTS). Frekuentimi i mësimit dhe i praktikave klinike është i detyrueshëm në masën 75% për çdo lëndë dhe në të gjitha vitet, mësimdhënia zhvillohet kryesisht në italisht nga profesorë italianë dhe nga profesorë shqiptarë. Leksionet zhvillohen me ndihmën e materialeve mësimore moderne dhe me mjete telematike dhe audiovizive të përparuara. Studentët zhvillojnë aktivitete të profesionalizuara duke praktikuar teknika simulimi mbi manekinë dhe duke përdorur shërbime të tjera didaktike dhe elektromjekësore. Programi i Studimit të Infermieristikës zhvillohet paralelisht si në selinë qendrore të Universitetit Katolik ZKM në Tiranë, ashtu edhe pranë filialit të universitetit në Elbasan.
Studentët në përfundim të Programit të Studimit marrin Diplomë në Infermieristikë, të lëshuar në formë të përbashkët nga Universiteti Katolik ZKM dhe Universiteti “Tor Vergata” i Romës, e njohur në Shqipëri, Itali si dhe në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Koordinatore e Programit të Studimit
Emanuela Prendi
Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: [email protected]
Sekretaria didaktike
Egreta Delibashi
Tel: +355 4 2273 290
Fax: +355 4 2273 291
E-mail: [email protected]
PLANI I STUDIMIT
BACHELOR NË INFERMIERISTIKË VITI AKADEMIK 2018/2019
VITI |
SEMESTRI |
EMËRTIMI I PROVIMIT |
KREDITET |
1 |
1 |
K.I. BIOLOGJI, FIZIKË E ZBATUAR, BIOKIMI |
4 |
1 |
1/2 |
K.I. ANATOMI DHE FISIOLOGJI I- kurs vjetor |
3 |
1 |
1 |
K.I. SHKENCAT NJERËZORE DHE PROMOCIONI SHËNDETËSOR |
8 |
1 |
1 |
K.I. SHKENCAT INFERMIERISTIKE I |
5 |
1 |
2 |
K.I. SHKENCAT INFERMIERISTIKE II |
5 |
1 |
2 |
K.I. PATOLOGJIA GJENERALE DHE FISIOPATOLOGJIA |
6 |
1 |
1/2 |
K.I. ANATOMI DHE FISIOLOGJI II- kurs vjetor |
3 |
1 |
2 |
K.I. ANGLISHT- Kalueshmëri |
2 |
1 |
2 |
PRAKTIKA |
24 |
2 |
1 |
K.I. INFERMIERISTIKA NË MJEKËSINË KLINIKE, KIRURGJIA DHE FARMAKOLOGJIA |
4 |
2 |
1 |
K.I. HIGJIENA EPIDEMIOLOGJIA STATISTIKA SHËNDETËSORE |
7 |
2 |
1/2 |
K.I. SHKENCAT INFERMIERISTIKE III E IV- kurs vjetor |
4 |
2 |
2 |
K.I. MJEKËSI DHE KIRURGJI E SPECIALISTE |
7 |
2 |
2 |
K.I. INFERMIERISTIKA E NËNËS DHE FËMIJËS |
7 |
2 |
2 |
K.I. SHKENCAT INFERMIERISTIKE III E IV- kurs vjetor |
4 |
2 |
2 |
PRAKTIKA |
26 |
3 |
1 |
K.I. INFERMIERISTIKA KLINIKE DHE E AFTËSIVE TË KUFIZUARA |
5 |
3 |
1 |
K.I. INFERMIERISTIKA NË PSIKIATRI DHE SHËNDETI MENDOR |
5 |
3 |
1 |
K.I. MJEKËSIA DHE KIRURGJIA E URGJENCËS DHE ZONËS KRITIKE |
7 |
3 |
2 |
K.I. INFERMIERISTIKA NË MENAXHIM DHE LIGJI PËR SHËNDETËSINË. ETIKA DHE BIOETIKA |
7 |
3 |
2 |
K.I. SHKENCA INFERMIERISTIKE V |
6 |
3 |
2 |
K.I. ANGLISHT- Kalueshmëri |
1 |
3 |
2 |
PRAKTIKA |
30 |