×

Ark. Saimir Elmadhi

Ark. Saimir Elmadhi është diplomuar në Nëntor 2022 për Arkitekturë (Master i Shkencave në Arkitekturë) në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".


Ark. Saimir Elmadhi është diplomuar në Nëntor 2022 për Arkitekturë (Master i Shkencave në Arkitekturë) në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".

Gjatë viteve akademike ai pati mundësinë të kryente një praktikë profesionale në një studio arkitekture në të cilën u punësua pas përfundimit të studimeve.

Pas diplomimit nisi menjëherë punën dhe aktualisht ndodhet në Milano ku punon si arkitekt në studion e “Stefano Boeri Architetti”.

Arsyeja pse Ark. Elmadhi zgjodhi të studionte në UKZKM ishte se pas një bisede që pati me ish-koordinatoren e programit të studimit Znj. Elva Margariti, kuptoi se ky universitet do ti ofronte një program studimi të nivelit të lartë dhe jo vetëm kaq, por do ta pajiste me aftësitë e duhura për të pasur mundësi të shkëlqyera pune në të ardhmen.

Mesazhi që Ark. Elmadhi dëshiron që t’u përcjellë studentëve të ardhshëm është ky: UKZKM do t'ju mirëpresë si pjestarë të "familjes" dhe do t'ju shoqërojë hap pas hapi gjatë rrugëtimit tuaj akademik, duke ju dhënë të gjitha mundësitë për të shkëlqyer, falë nivelit të lartë akademik, seriozitetit dhe humanizmit të profesorëve.


Na ndiqni