Në lidhje me kërkesën e paraqitur për pjesëmarrje në konkursin e pranimit për Programet e Specializimit Afatgjata në Fushën e Mjekësisë, për vitin akademik 2020-2021, ju informojmë se në përputhje me vendimet e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për masat anti Covid-19, testi i pranimit do të kryhet online.
Do ju komunikojmë në vazhdim mbi procedurat që do të ndiqen.
Bashkëngjitur buletini për pagesën e tarifës së pjesëmarrjes për testin e konkursit. Ju ftojmë të kryeni pagesën dhe të dërgoni një kopje të faturës së pagesës me e-mail në adresën segreteria.medicina@unizkm.al deri më 31 janar 2021.