×

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Festimet e Ditës së Verës

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mire” iu bashkua ftesës së Bashkisë së Tiranës për festimet masive sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në stendën tonë mjekë, infermierë dhe fizioterapistë të Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mire u dhanë ndihmë dhe këshilla pjesëmarrësve në lojërat e organizuara përgjatë bulevardit.

Fizioterapistët tanë Florian Spada dhe Afian Shaqiri, infermierja Renilda Dervishi, studentët e Fizioterapisë në UKZKM Chiara e Gabrieli u angazhuan energjikisht për të qenë pjesë harmonike e festimeve dhe aktiviteteve fizike në Tiranë.
Qytetarë të ndryshëm që vizituan stendën tonë ndoqën drejtpërsëdrejti asistencën e specializuar mjekësore dhe terapeutike që stafi ynë i dedikuar dha në çdo rast që ishte e nevojshme.
Ne jemi kudo sepse kryejmë me përkushtim misionin tonë, në mbrojtje të jetës dhe edukimit! Gëzuar! Festime të gëzuara!

Na ndiqni