Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ka kënaqësinë t’ju ftojë në eventin shkencor:
“The Cardio Kidney Metabolic Syndrome – A new model for longitudinal Prevention”,
i cili do të zhvillohet më datë 13 janar 2026, ora 09:30, në “Aula Magna”.
Kjo nismë, e promovuar dhe organizuar nga Rektori, Prof. Leonardo Palombi, synon të nxisë një diskutim shkencor ndërdisiplinor mbi modelet e reja të parandalimit longitudinal në fushën kardio-renale-metabolike, me kontributin e akademikëve dhe klinicistëve me famë ndërkombëtare, ndër të cilët edhe Prof. Massimo Federici.
Eventi u drejtohet pedagogëve universitarë, kërkuesve shkencorë, profesionistëve të shëndetësisë, spitaleve dhe fondacioneve që veprojnë në sektorin e shëndetit dhe parandalimit.
Ju mirepresim duke besuar në një pjesëmarrje të gjerë nga ana juaj.