Diplomimi është sukses i merituar i studentëve që kapërcejnë pragun e hyrjes në jetën profesionale.
Kështu ndodh edhe me studentët tanë në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" që garojnë me sukses në fusha të ndryshme profesionale duke patur në duar një diplomë ndërkombëtare.
Por çfarë na dallon në universitet është kujdesi për të motivuar edhe pas diplomimit të rinjtë që kanë lënë mbresa me tezat e tyre të diplomave. Një moment të tillë e ndajmë edhe me publikun duke treguar me krenari ngjarjen që bashkoi 11 të rinjtë që shkëlqyen me tezat e tyre ndërsa vunë në kokë kurorat me dafina.
Tezat më të mira u duatrokitën nga komisioni i vlerësimit pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" në sallën e re të Casa Rosa ku dhanë përshëndetjet dhe inkurajimet Rektori i UKZKM Prof. Leonardo Palombi, Presidenti i FZKM fr. Ruggero Valentini, ndërsa vetë të diplomuarit paraqitën përmbledhje domethënëse nga puna e tyre kërkimore. Në përfundim të ceremonisë të diplomuarit u nderuan me çmimin simbolik të vlerësimit që iu dorëzua nga autoritetet drejtuese të UKZKM dhe Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë.