Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” vizituan si pjesë e praktikës mësimore kantierin “Tirana Towers” ku po zhvillohet projekti i një kulle rezidenciale në Tiranë. Vizita mësimore ishte pjesë e lëndës ”Materialet dhe Elementet e Ndërtimit të Arkitekturës” dhe qëllimi i vizitës ishte njohja me kalimin nga projekti në ndërtim tek pilotimi i terrenit, themelet, strukturat prej betoni të armuar; përgatitja e armaturës prej çeliku dhe realizimi i një maketi studimor në shkallën 1:1. Studentët shoqëroheshin në këtë praktikë nga lektori PhD. Ark. Junik Balisha.
Kjo nuk është hera e parë që studentët e Arkitekturës në UKZKM ndjekin vizita të tilla studimore që pasurojnë aftësitë e tyre profesionale dhe i rrisin shanset e të qenurit burimet më të kualifikiara njerëzore në fushat e tyre në të ardhmen.