Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë zhvilluan një takim ku u theksua mbështetja reciproke në vijimësi mbi projektet e përbashkëta. Ambasada e Italisë me anë të një postimi në rrjetet sociale zytare, shkruan:
“U zhvillua sot një takim frytdhënës midis Ambasadorit të Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci dhe At Jerome Ndo Mih, president i Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë". Ambasadori shprehu edhe njëherë rëndësinë e të vijuarit me ndihmën ndaj universitetit dhe studentëve të shumtë italianë e shqiptarë që ndjekin studimet në të, me qëllimin për të garantuar një edukim të shkëlqyer.”