Projekti “Roli i mikotoksinave në pacientët onkologjikë”, përfaqëson një kërkim të rëndësishëm që adreson lidhjen midis pranisë së mikotoksinave në organizëm dhe simptomave neuropsikiatrike tek pacientët me kancer. Në mungesë të të dhënave kombëtare për këtë çështje, ky projekt do të realizojë për herë të parë në Shqipëri një studim sistematik mbi llojet dhe efektet e mikotoksinave tek pacientët onkologjikë, në bashkëpunim me Universitetin e Barit “Aldo Moro”.
Ky projekt do të kontribuojë në përmirësimin e të kuptuarit të ndikimit të mikotoksinave në shëndetin mendor të pacientëve, si dhe në përcaktimin e politikave të reja shëndetësore dhe sociale për këtë kategori të ndjeshme.
Këto projekte janë një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Universitetit tonë në përparimin e kërkimit shkencor në nivel kombëtar, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me qendra e partnerë vendas dhe të huaj. Suksese grupeve të punës!
Elisa Domi, PhD Department of Chemical-Toxicological and Pharmacological Evaluation of Drugs, Catholic University Our Lady of Good Counsel, Tirana, Albania